Teatri Metropolit, nis sezoni
me shfaqjet e fëmijëve

Teatri Metropolit, nis sezoni<br />me shfaqjet e fëmijëve
E para premierë për fëmijë për sezonin e ri artistik në Teatrin e Metropolit do të jetë shfaqja “Në qytetin e kafshëve”. Kjo pjesë do të ngjitet në skenë më 6 tetor, salla “Cehov” ora 10:30 me regji të Genti Deçkës. Shfaqjet do të alternohen gjatë fundjavave, duke siguruar një aktivitet të vazhdueshëm për fëmijët e kryeqytetit. Së shpejti, gjatë tetorit do të nis puna përgatitore edhe për dy vepra të reja për fëmijë. Ndërsa për teatrin e të rriturve sezoni do të çelet në 13 tetor me multi-komedinë “Ëndrra në Papafingo”, të vënë në skenë nga regjisori Erion Isai. “Endrra në papafingo”, është një shfaqje e një stili të veçantë, ku nuk kemi një grup statik personazhesh nga fillimi në fund. Janë 8 aktorë që veshin dhe zhveshin lëkura të shumë personazheve. Dramaturgjia nuk është një e tërë, me të njëjtët personazhe, me të njëjtën problematikë e me të njëjtin bosht. “Nëse do të tentonim t’i vinim një emër shfaqjes “Ëndrra në papafngo” do të ishte “multi-komedi”. Ngjarjet e saj zhvillohen në një papafingo, ku aty personazhet kanë dhomën e tyre të gjumit, kanë “sallën e tyre të konferencës”, kanë vendin ku “i rrëfehen vetes” (monolog) por e kanë edhe vendin ku mund të tentojnë që të shfaqin ëndrrat dhe dëshirat e tyre që janë sa të bukura aq edhe të pamundura. Por papafingo edhe tjetërsohet duke u bërë një manastir, apo edhe një skenë “gjigande” për “artistë të jashtëzakonshëm. Sakaq është duke u punuar edhe për dy premiera të reja, teatrore për të rritur, të cilat shpresojmë të jenë një surprizë e këndshme për p

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)