Teatri 'Migjeni' drejt shkrirjes? Reagon drejtori Arjan Çuliçi: Jemi në kulmin e provave! Reagon dhe kryetari i bashkisë

ShkoderMë 24 janar 2024 Këshilli bashkiak i Shkodrës ka marrë një vendim që urdhëron ‘shkrirjen e institucioneve në varësi të bashkisë së Shkodrës”.  Në mes 5 institucioneve është dhe Teatri ' Migjeni'

Ky vendim ka ngjallur shqetësimin e qytetarëve por dhe reagime.

Në vendim shkruhet 
URDHEROJ:

 Shkrirjen e institucioneve të varëssë së Bashkisë Shkodër si më poshtë vijon;
- Drejtoria e Shërbimeve Bujqësore dhe Pyjore.
Teatri "Migjeni".
- Drejtoria Ekonomike e Arsimit,
-Drejtoria e Çerdheve dhe Kopshteve.
Dega Ekonomike e Kukturës. (Dokumenti bashkangjitur poshte)

Mes atyre që kanë reaguar ka qenë dhe deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka e cila e intepreton vendimin si shkrije të këtij institucioni

“Po me Teatrin “Migjeni” ç’patët, o vrasës të kulturës? Si mund të quhet Aktori, Regjisori, Kompozitori, Skenografi, etj, punonjës mirëmbajtje bashkie?’ shkruan deputetja Flutura Açka në një reagim të saj në facebook.

Bashkia flet për ristrukturim

Por Bashkia ka sqaruar se nuk kemi të bëjmë me shkrirje por me ristrukturim. Me vendim të Këshillit të Bashkisë Shkodër, institucionet kulturore janë përfshirë në një proçes ristrukturimi, në të cilat është krijuar një ndërmarrje e veçantë për mirëmbajtjen e tyre me krijimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Mirëmbajtjes së Objekteve Publike.

Ndërkohë, menaxhimi i këtyre institucioneve si Teatri, galeria, biblioteka, muzeu, vendi i dëshmisë dhe kujtesës, do të vijojë me tagër të drejtuesve të këtyre institicioneve, që do të merren totalisht me krijimtarinë artistike dhe kulturore të këtyre institucioneve.

Reagon kryebashkiaku

Në një reagim të postuar në facebook kryetari I bashkisë së Shkodrës Benet Beci e quan gënjeshtër e stisur nga ata që e lanë teatrin në këtë gjëndje të mjerueshme, dhe sqaron të vërtetën.

 “Ne kemi krijuar një drejtori të veçantë, e cila do të përmbushë nevojën e shërbimeve mbështetëse të insitucioneve, duke shkurtuar shpenzimet për qoka “mbështetëse” të teatrit politik dhe duke vënë në punë një sistem të ri për mirëmbajtjen e menaxhimin e godinave.

Teatri do të jetë po aty, trupa e artistëve të teatrit do të jetë aty….Drejtuesit e tyre do të jenë po aty, por do të merren me art, kulturë, sport e arsim siç iu takon, jo me punët angari që duhet t’i bënin ata që morën rroga plot po nuk i bënë kurrë”

 Për të përforcuar qëndrimin e tij Beci kujton se bashkia e Shkodrës ka rritur me 50 % buxhetin për kulturën e sportin në krahasim me një vit më parë dhe premton se dhe  mirëmbajtja e godinave të institucioneve përkatëse do të jetë dinjitoze dhe kurrë më skandaloze.

Reagon dhe drejtori i Teatrit 'Migjeni'

Drejtori i Teatrit Arjan Çuliçi shprehet se nuk ka asgjë të vërtetë, madje thotë se janë në kulmin e provave për disa aktivitete që do të shoqërojnë tempullin e artit dhe të kulturës në Shkodër gjatë të gjithë vitit 2024.

Vazhdojmë të punojmë. Jemi në kulmin e provave të shfaqjes së fundit “Mbretëresha e Dëborës’ Ftoj prindërit dhe fëmijët të vijnë ta shohin se do të kënaqen shumë”

 Si qëndron e vërteta? Shkodranët do e shikojnë dhe vlerësojnë

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:47
Teatri 'Migjeni' drejt shkrirjes? Batuta e drejtorit Çuliçi: Po shoh ngrirje më shumë, është pak ftohtë këtu

1706363552_culic.JPG

Foto: Arjan Çuliçi

Drejtori i Teatrit Migjeni ka reaguar pas lajmit që ka qarkulluar në opinionin publik për një shkrirje të teatrit “Migjeni” në Shkodër,duke iu referuar një vendimi të këshillit bashkiak të Shkodrës.

Arjan Çuliçi thotë se është në kulmin e provave dhe përgjigjes i shton dhe dozat e humorit për të treguar dhe nevojën për të ndërhyrë për infrastrukturën e këtij institucioni.

Edhe unë kam dëgjuar për shkrirje por nuk po shoh shkrirje por ngrirje më shumë është pak ftohtë këtu. Vazhdojmë të punojmë. Jemi në kulmin e provave të shfaqjes së fundit “Mbretëresha e Dëborës’ Ftoj prindërit dhe fëmijët të vijnë ta shohin se do të kënaqen shumë”

Drejtori i teatrit “Migjeni” foli rreth aktiviteteve më të afërta që nisin me “Bilbilat e Vegjël”, “Mbretëresha e dëborës”, një premierë për fëmijë dhe festivalin e teatrove për të rinj. 

Ora 14:20
E vërteta e Teatrit Migjeni, Benet Beci: Institucionet kulturore nuk janë më arat e babës

Kryetari i bashkisë së Shkodrës ka reaguar lidhur me debatin që ngjalli publikimi i dokumentit të këshillit bashkiak. Beci tregon të vërtetën lidhur me procedurën që do të jetë pas vendimit të këshillit bashkiak.

Reagimi  

Institucionet kulturore nuk janë më arat e babës!

Disa thonë që është kohë e humbur të merresh me përgënjeshtrime. Disa të tjerë thonë që përgënjeshtrimi amplifikon gënjeshtrën, po nuk ndërron mendjen e gënjeshtarëve. Unë vetë s’jam mësuar as të gënjej as të humbas kohë me gënjeshtarët. Por duke parë se si gënjeshtra për Teatrin “Migjeni” ka shqetësuar njerëz krejt të sinqertë e dashamirës po i them edhe unë dy fjalë.

Me ardhjen në drejtimin e bashkisë Shkodër, kemi parë e dëgjuar nga brenda gjëra që të vjen sekëlldi t'i dish dhe vjen turp t'i thuash publikisht.

Në Shkodrën ku kultura e sporti janë kryefjalë e historisë, shpirtit, vetëdijes dhe shpresës së qytetit, ne trashëguam një organikë të teatrit "Migjeni" ku 70 % të rrogave u jepeshin individëve që nuk kishin asnjë lidhje me rolin e teatrit, por me punë të tjera mbështetëse, të cilat edhe ato nuk ishin bërë megjithëse mund të bëhen me shumë më pak njerëz të futur në bordero për ato punë.

Aktorët bënin prova pa asnjë kusht, trajtoheshin për keqardhje dhe lekët e biletava nuk dihet nga përfundonin, ndërsa ato të shpenzuara për naftë mbase kanë ngrohur teatrin e politikës po Teatrin “Migjeni” jo njëherë.

Idem edhe në insitucione të tjera kulturore e sportive, ku organikat e fryra me punonjësish “mbështetës”, ishin një tallje e madhe me gjendjen e mjediseve të tyre.

Gënjeshtarët në fjalë që kanë mbushur Shkodrën me lajmin se po shkrihet Teatri “Migjeni” janë fiks përgjegjësit për mjerimin e mësipërm.

Ne kemi krijuar një drejtori të veçantë, e cila do të përmbushë nevojën e shërbimeve mbështetëse të insitucioneve, duke shkurtuar shpenzimet për qoka “mbështetëse” të teatrit politik dhe duke vënë në punë një sistem të ri për mirëmbajtjen e menaxhimin e godinave.

Teatri do të jetë po aty, trupa e artistëve të teatrit do të jetë aty, institucionet e tjera kulturore, sportive e arsimore, do të jenë po aty. Drejtuesit e tyre do të jenë po aty, por do të merren me art, kulturë, sport e arsim siç iu takon, jo me punët angari që duhet t’i bënin ata që morën rroga plot po nuk i bënë kurrë.

Buxheti për kulturën dhe sportin bashkisë Shkodër në vitin 2024 është 50 % më I lartë se në 2023. Rrogat dhe honoraret e punonjësve të artit e kulturës janë edhe ato më dinjitoze. Edhe mirëmbajtja e godinave të institucioneve përkatëse do të jetë dinjitoze dhe kurrë më skandaloze.

Kjo është e vërteta ime, të tjerat le t’i vlerësojnë shkodranët.

 

 

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 28/01/2024 01:30

    Teatri dhe institucionet e tjera nuk shkrihen,thjesht nderohen ngjyrat, xhaketat dhe militantet.Te shohim sa do te zgjase ky zoteria si drejtor!

    Përgjigju
    • Or tej: 28/01/2024 10:40

      Nuk ka zot qe ben derman aty e jo me nje cope kryebashkiak or teeeejjjjj

  • Scutari: 27/01/2024 21:16

    Duket se kryetari i ri do të rregullojë financat e njësive publike dhe drejtorive në bashki të cilat paguajnë njerëzit pa e ditur se çfarë pune bëjnë.

    Përgjigju
  • Miri: 27/01/2024 15:52

    Ketu ka qene haja qenit pija qenit. Rumpall hesapi.tani qe kan filluar te vehen gjerat ne vend thojn se teatri eshte duke u shkrire.

    Përgjigju
  • Muzaka i Ri: 27/01/2024 14:34

    Bravo, ????????????. Pune, pune,or ti shoq. Asgje nuk behet pa pune dhe pa drejtues te zot. Uroj qe Shkodra ta ruaj ritmin e punes qe ka filluar me kryetarin e ri,te tjerat jane llogje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare