Teatri/ Propozimi i Asqeriut: Amnisti politikanëve, çoni në Thesar plaçkën e vjedhur, bëjmë 10 teatro!

Teatri/ Propozimi i Asqeriut: Amnisti politikanëve, çoni në Thesar plaçkën e vjedhur, bëjmë 10 teatro!

Bujar Asqeriu gjatë aktivitetit të sotëm të artistëve dhe qytetarëve në mbrojtje të Teatrit Kombëtar

Artisti Bujar Asqeriu, një mbështetës i flaktë i mosshembjes së Teatrit aktual Kombëtar, solli sot dy propozime, një për politikanët dhe një për diasporën dhe emigrantët shqiptarë.

Asqeriu u bëri thirrje politikanëve të korruptuar që të dorëzojnë plaçkën e vjedhur në Thesarin e Shtetit dhe sipas tij nga kjo pasuri mund të ndërtohehsin plot 10 tetaro të reja.

Në propozimin e tij të dytë, Asqeriu kërkoi që diaspora shqiptare të kontribuojë me nga 5 euro meqë vendi nuk ka para për ta rindërtuar teatrin.

Shqiptarët kanë nevojë për emocion, për ndjenjë, ne nuk duam një shtet që t’u tregojë dhëmbët qytetarëve të vet por të dëgjojë plagët e qytetarëve për t’i shëruar ato. Ne s’mund të të japim çelësat dhe t’i të vjedhësh shtëpinë tënde. Kam dy propozime për t’i ardhur në ndihmë qeverisë.

Para ca vitesh e mbani mend që qeveria nxori një vendim për amnistinë e qytetarëve që mbanin armë të fshehur anë shtëpi dhe unë prap u them shqiptarëve mos mbani armë, burracakët dhe hajnat mbajnë armë të fshehura. Shqiptarët armën më të fortë kanë zemrën, kanë fjalën dhe e kam vlerësuar shumë amnisti.

Unë propozoj një amnisti tjetër sot, për të gjithë ata që kanë vënë dorën në paranë publike, kanë përvetësuar nga paraja publike dhe e biznesit, t’i dorëzojnë në thesarin e shtetit. E para lajnë mëkatet dhe dyta, ta tregojnë një herë veten burra si rilindësit, të cilët shkrinë familjen e pasurisë së tyre për të bërë Shqipërinë. Kurse këta po shkrijnë pasurinë e Shqipërisë për t’u pasuruar vetë.

Ti paketojnë bukur dhe ti çojnë në thesarin e shtetit, mund të mos shkojnë vetë, por ti dërgojnë me njeri tjetër dhe të shihni ju që jo një teatër por mund të bëjmë 10 tetaro.

E dyta jam i sigurt, diaspora jonë dhe shqiptarët në të gjithë botën, t’u thuash që Shqipëria ka nevojë për një teatër të ri dhe shteti nuk ka lekë, jam i bindur që nuk ka shqiptar e biznes të mos japë pesë euro.   

Teatri është i Tiranës, është i shqiptarëve, ndaj ta duam sepse sot më shumë se kurrë kemi nevojë për shpirt dhe këtë shpirt e plotëson ndërtesa.

Fjala e mbajtur nga Bujar Asqeriu

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jam gati per $ 10 NE MUAJ: 13/04/2018 00:51

    KEMI SHPRESE AKOMA DERI SA KEMI NJEREZ si Asqeriu .KANDIDO per KRYEMINISTER o BUJAR ..DO TE TE NDIHMOJME .JEMI SHUME , SHUME ...

    Përgjigju
  • Faik: 09/04/2018 20:37

    Respekte për Bujar Asqeriun qê me shumë të drejtë ju kërkon të gjithë HAJDUTÊVE të Politikês 28 Vjeçare tê dorëzojnë GJËNË e Vjedhur dhe pastaj tê Amnistohen , ndryshe këta HAJDUTË Politikanë duhet tê shkojnë në Litar para popullit, ose në Karrige Elektrike me gjithë këto VJEDHJE dhe GRABITJE që i kanë bërë Popullit Fukara Shqiptar ! Ata qê nuk dorëzojnë Gjënë e VJEDHUR , i bëfshin ILAÇE KANCERI për Fëmijët e tyre Paratë e Vjedhura .Të Falenderoj Bujar Asqeriu dhe mos u bë palë me asnjë krah Politik në qoftë se do Respektin e gjithë Shqiptarëve , sepse HAJDUTËT dhe KRIMINELËT e PD Krimit dhe LSI Grabitjes janë më të RRëzikshëm se HAJDUTI Edi Rama dhe Arben HAJDUT Ahmetaj .

    Përgjigju
    • Karagjozi: 09/04/2018 21:09

      Propozoj qe bujari me shoqeri ne e tij te mos pije 1 muaj dhe ti jape kontribut

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)