Teatri rënkues, surpriza fsheh

Teatri rënkues, surpriza fsheh
Teatri Kombëtar ka mbetur ashtu: I vjetër, me pluhur, si barku i një të moshuare që rënkon. Fotografitë nëpër mure e ndonjë qilim përtokë, duken si stolitë dhe buzëkuqi mbi një lëkurë me rudha dhe kjo atmosferë nuk të inkurajon.

Rrethuar nga ndërtimet që do të hapin për qytetarët sheshin mes tij e Ministrisë së Brendshme, ruan sekrete të Artit tonë dhe surpriza si ajo e të mërkurës në mbrëmje. “Vrasja e Zhan Pol Maratit” me regji të Arben Kumbaros.
Mund të mendohet si një pjesë teatrale e rëndë, e zymtë, shkruar nga Peter Weiss dhe shqipëruar nga Ardian Klosi: Vrasja e Zhan Pol Maratit nga Sharlote Kordei sjell aromën e mykur të historisë në kohën e Revolucionit francez, por kështu tamam nuk është: Në skenën e errët të çmendisë, lëvizin me jetë personazhet. Veshur me kostumet plot personalitet, ngjyra, e komunikues të Berina Kokonës rrëmbejnë vëmendjen e sallës plot: Çdo fjali është po aq aktuale sa sot. Koncepte mbi pasurinë, barazinë, lirinë… me batuta dhe për një Guvernator që grabit bankën e Shtetit të vet… Dhe mesazhi më Universal: Asnjë revolucion nuk vlen, nuk arrin asgjë, nëse nuk bëjmë revolucionin individual brenda vetes.

Një ditë pas shfaqjes kupton se nga ajo sjallë rënkuese merr me vete vështrimin dhe interpretimin e Hervin Çulit në rolin e Zhan Pol Marat, vibrimet, plastikën, “mbirjen” kudo në skenë e sallë të Helidon Finos në rolin e Shpallësit, sensuale dhe e fuqishme figura e Sharlotë Kordei sjellë nga Luli Bitri… Indrit Çobani mrekullisht i shpifur në rolin “e perversit” Dypere, Viktor Zhysti si De Sad, Arben Derhemi si Ruja. Në harmoni veprimi, muzika, lëvizjet dhe interpretimi i të gjithë personazheve në skenë.

Me “Vrasjen e Zhan Pol Maratit”, Arben Kumbaro solli Teatrin me T të madhe në Tiranë, me aktorë të gjeneratës së fillimviteve ’90 që nuk kanë asgjë më pak se aktorë të skenave më të mira të teatrove në Evropë. Ah, po. Më pak kanë kushtet teknike të skenës që rënkon e pak ndriçon.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë