Teatri shëtitës i Kiço Londos
jep shfaqje në Lazarat

Teatri shëtitës i Kiço Londos<br />jep shfaqje në Lazarat
“Të edukosh të rriturit është kohë e humbur”. Ky është një citat i Umberto Ekos, të cilin drejtori i Teatrit Shëtitës, Kiço Londo, e ka përmendur dje gjatë aktivitetit që ka bërë në Lazarat të Gjirokastrës, fshatit të njohur për problemet e kultivimit dhe trafikimit të hashashit. Aktorët e teatrit dhanë dje shfaqjen “Udhëtim me Diellin” me regji të Endri Çelës. Kjo shfaqje teatrale që për nga titulli i përshtatet kultivimit të kanabisit u shfaq për fëmijët e këtij fshati, që tashmë është bërë i njohur edhe ndërkombëtarisht për problemet e tij. Londo pohon për Shqiptarja.com se “kjo nismë është kurorëzuar me patronazhin e deputetes së PS-së, njëkohësisht edhe aktores së njohur Luiza Xhuvani”.

Shfaqja e Kiço Londos i është bashkuar një plani social të qeverisë për të ndihmuar fëmijët e Lazaratit, vendit që ka probleme sociale dhe me ligjin për kultivimin dhe tregtimin e hashashit. Kiço Londo thotë se ka mbetur i impresionuar nga prija që i është bërë shfaqjes në këtë komunë, gjë që nuk e priste nga mënyra si është përshkruar mediatikisht popullsia e këtij fshati, ku të rritur e fëmijë përfshihen ne punë për kultivimin e hashashit dhe mbledhjen e tij.

“U korrigjua një gabim i hershëm pasi teatri lëvizës është ndalur gati në të gjithë Shqipërinë, por jo në Lazarat”, u shpreh Kiço Londo. Sipas tij, në këtë fshat është hera e parë që jepet një shfaqje teatri pas viteve ’90. Shfaqja është pritur me entuziazëm dje edhe nga kryetari i Komunës Dasho Aliko dhe sidomos nga fëmijët e Lazaratit. Londo shprehet se me këtë rast “i ftoj të gjithë të gjejnë të vërtetën në Lazarat....”
 
Në Lazarat duke u përgatitur për mbjelljet e kanabis sativas
Shfaqja “Udhëtim me Diellin” shkoi në Lazarat në një kohë kur po përgatiten mbjelljet e reja, po mblidhet plehu për gropat e farës së hashashit (kanabis sativa). “Nuk e zumë në gojë gjatë diskutimit pas shfaqjes me fëmijët problemin me hashashin që ka ky fshat”, shprehet Londo, “por jemi befasuar nga dëshira e tyre për art dhe për libra. Ishin fëmijë shumë të zgjuar, shumë energjikë dhe shprehën dëshirë të madhe për të ndjekur një shfaqje teatrit”. Ndërsa mesazhin që përcjell vepra, Londo e komenton përmes një retorike të Umberto Ekos.

Ai thotë se ka cituar pikërisht këtë shprehje të tij: “Të edukosh të rriturit, që e gjuajnë njëri-tjetrin për arsye etnike dhe fetare, në drejtim të tolerancës është kohë e humbur. Është e pamundur. Është shumë vonë. Intoleranca luftohet që në rrënjë, që në fillim, në periudhën më të brishtë të fëmijërisë së hershme, dhe më përpara atyre periudhave që shkruajnë librat, dhe përpara se të bëhet sjellja një lëkurë e ashpër dhe e papërshkrueshme”.

Ndërkohë Kiço Londo rrëfen edhe disa nga premtimet që ka bërë deputetja PS-së Luiza Xhuvani, e cila ka marrë përsipër dy mbështetje të reja: ngritjen e Bibliotekës së shkollës 9-vjeçare të Lazaratit dhe plotësimin e bibliotekës së shkollës së mesme, e cila sipas Londos kishte muret dhe raftet por jo librat. Kiço Londo tha se deputetja e PS-së, Luiza Xhuvani, “ka premtuar që brenda 15 majit bibliotekat e shkollave të Lazaratit do të pajisen me 1500 libra”.

Shkrimi u publikua sot (10.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim