Teatri/ Kinemaja Verore e Arkivave çel sezonin, prezantohet aplikacioni i biletave

Teatri/ Kinemaja Verore e Arkivave çel sezonin, prezantohet aplikacioni i biletave

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) prezanton kalendarin e shfaqjeve të filmave në Kinemanë Verore, kushtuar 80-vjetorit të Çlirimit, si dhe aplikacionin e ri të rezervimit të biletave, ku hyrja është falas, teater.arkiva.gov.al. Krahas këtyre filmave, në këtë teatër/kinema verore do të mbahen edhe shfaqje teatrore dhe filma artistikë të Universitetit të Arteve (UA), që do të mund të rezervohen përmes këtij aplikacioni.

Duke filluar nga data 24 qershor, Kinemaja Verore pranë DPA-së do të nisë një sezon të ngjeshur artistik me shfaqjen e realizimeve filmike, që risjellin kushtrimin e dëshmorëve të Atdheut. Përmes kësaj nisme, DPA-ja përcjell një mesazh shumë të rëndësishëm: janë pikërisht të rinjtë dhe të rejat ata që kanë dalë në mbrojtje të Atdheut, kur liria e tij ka qenë e rrezikuar. Falë tyre, gëzojmë sot një vend të pavarur, që e drejtojnë vetë shqiptarët.

Në Kinemanë tonë Verore, që zotëron një kapacitet prej 140 ulësesh, do të shfaqen plot 10 filma, në shenjë përkujtese të betejës së vendit për çlirimin nga pushtuesit nazifashist. Për ndjekjen e secilit prej filmave, të interesuarit duhet të kryejnë rezervimin e ulëses së tyre, duke iu drejtuar adresës teater.arkiva.gov.al Në këtë aplikacion, nevojitet të kryhet përzgjedhja e filmit, si edhe depozitimi i gjeneraliteteve (emër dhe mbiemër) dhe i postës elektronike.

Kjo nismë, që gëzon bashkëpunimin me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF), vjen në vazhdën e synimit të DPA-së për t'i njohur të rinjtë me të shkuarën, nëpërmjet formave bashkëkohore. Po ashtu, bazuar në marrëveshjen e bashkëpunimit të nënshkruar mes DPA-së dhe Universitetit të Arteve, gjen zbatim e njëjta procedurë rezervimi edhe për ndjekjen e punimeve teatrale apo kinematografike të studentëve. Në të dyja rastet, rezervimi është falas.

Ndërkaq, me rastin e Vitit Mbarëkombëtar të 80-vjetorit të Çlirimit, DPA-ja do të angazhohet edhe përmes prezantimit të ekspozitave kudo nëpër Shqipëri, publikimit të albumeve fotografike dhe të botimeve, në lidhje me tematikën e betejës të të parëve për liri ndaj thundrës së pushtuesve.

Në repertorin e përzgjedhur, bëjnë pjesë filmat:

“Gjeneral Gramafoni”, më 24 qershor, ora 20:00;

“Lulëkuqe mbi mure”, më 16 korrik, ora 20:00;

“Partizani i vogël Velo”, më 25 korrik, ora 20:00;

“Mëngjese lufte”, më 14 gusht, ora 20:00;

“Yjet e netëve të gjata”, më 29 gusht, ora 20:00;

“Njeriu me top”, më 11 shtator, ora 20:00;

“Nusja dhe shtetrrethimi”, më 24 shtator, ora 18:00;

“Malet me blerim mbuluar”, më 8 tetor, ora 18:00;

“I teti në bronz”, më 28 tetor, ora 18:00;

“Kthimi i ushtrisë së vdekur”, më 11 nëntor, ora 18:00.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!