'Teatri'/LSI nxjerr dokumentin: Votimi i manipuluar. Tavo për Report Tv: S'isha në seancë

'Teatri'/LSI nxjerr dokumentin: Votimi i manipuluar. Tavo për Report Tv: S'isha në seancë

Gjatë votimit dje në Kuvend

Lëvizja Socialiste për Integrim akuzon se Kuvendi manipuloi votimin për projektligjin e Teatrit të Ri. Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka publikuar në Facebook procesverbalin e seancës plenare të një dite më parë.

Vasili thotë se deputeti i LSI, Vangjel Tavo nuk ka qenë i pranishëm në Kuvend, por në procesverbal ai rezulton që ka votuar pro projektligjit. Vasili i bën thirrje Ruçit të anulojë votimin e mbrëmshëm të ligjit për Teatrin Kombëtar.


(Procervebali i votimit, Vangjel Tavo rezulton që ka votuar)

Postimi i Vaslit:

Manipulohet votimit te ligjit per teatrin,pergjegjesi penale nga kryetari tek me i fundit. Dje maxhoranca manipuloi votimin e ligjit per teatrin. Deputeti Vangjel Tavo qe mungonte ne seance rezulton votues.

Ky eshte nje manipulim banditesk dhe vjedhje votash edhe brenda salles se kuvendit nga po ata qe vodhen votat ne25 qershor.
Ky votim eshte nul dhe Kryetari i Kuvendit Ruçi duhet te deklaroje qe sot anulimin e votimit dhe perseritjen urgjente te votimit,perndryshe ai si institucion ka rene juridikisht,politikisht dhe moralisht. 

Prokurorja e pergjithshme te filloje hetimin per kete veper penale shume te rende te manipulimit te votimit parlamentar. Tanime hajdutet e votave jane ulur kembekryq ne parlament dhe ne krye te qeverise. Ne se prokuroria mbyll syte edhe perpara kesaj atehere cdo qendrim ndaj saj eshte plotesisht legjitim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:35
Vota për Teatrin, Vangjel Tavo për Report Tv: Dje s'isha në Kuvend, dikush ka votuar me kartën time

Deputeti i LSI, Vangjel Tavo, rezulton sipas procesverbalit të Kuvendit se ka votuar 'pro' ligjit që synon ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar. Projektligji kaloi në seancë pas 12 orëshl diskutimi të nxehtë me 75 vota pro. 

Në një reagim për Report Tv, deputeti i LSI sqaron se dje nuk ka qenë në Kuvend për arsye shëndetësore, ndërsa dikush tjetër ka votuar me kartën e tij të deputetit. 

Sapo jam informuar. Nuk kam qenë në seancë dje. Mungoja për arsye shëndetësore. Nuk e di çfarë ka ndodhur. Dikush ka votuar me kartën time, mesa duket. 

Vangjel Tavo, deputet i LSI

Karta e çdo deputeti ndodhet në tavolinën e tij në Kuvend dhe në jo pak raste deputetë të ndryshëm i përdorin për të votuar.

LSI denoncoi më herët se Kuvendi kishte manipuluar votimin seancën e kaluar, ndërsa publikoi edhe procesverbalin e votimit ku rezultonte se Tavo kishte votuar pro ligjit të Teatrit. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant: 06/07/2018 16:08

    Salla e kuvendit ka kamera sigurie në çdo cep le ti shikojnë dhe tia nxjerrin bojën atyre të lsi se padyshim njëri nga ata e ka përdorur me qëllim. Parlamenti shqiptar si liza në botën e çudirave.

    Përgjigju
  • Emigranti: 06/07/2018 13:56

    Nuk duhet shumë per ta kuptuar,jane vete ata te leshelise qe kane votuar per te krijuar rremuje. Kjo gje verifikohet lehte,mjafton te verifikohet regjistrimi i seances dhe del qartë se kush personalishtë e ka bere kete akt rrugaçerie.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 14 vjeçarit, Flutura Açka: U harrua thelbi i familjes po endet drejt spektaklit! Urgjente hapja e shkollës së riedukimit

Vrasja e 14 vjeçarit, Flutura Açka: U harrua thelbi i familjes po endet drejt spektaklit! Urgjente hapja e shkollës së riedukimit