TEC-i i Fierit në
ankand pas zhvatjes
Më 29 qershor ministria e Ekonomisë do të nxjerrë në ankand koncensionin për termocentralin e Fierit, pasi materialet e tij janë vjedhur e janë dërguar për skrap. Ai është hequr nga lista e pronave të KESH-it nga qeveria, pa asnjë lloj njoftimi paraprak.
TIRANE - Pas vjedhjes së materia leve ferroze për skrap, një skandal ky, që u zbulua nga media, TEC-i i Fierit u shpall dje në privatizim nga ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Ministria njoftoi se do të zhvillojë më 29 qershor garën e hapur për dhënien me koncension të TEC-it për biznesin privat, vendas apo të huaj. Burime zyrtare nga METE thanë se koncensioni do të jetë i tipit BROT (Ndërtim, rehabilitim, operim dhe transferim), ku duket se rehabilitimi më tepër do të jetë një proces rindërtimi nga e parë, pasi ky objekt shumë i rëndësishëm i energjetikës nuk punon prej kohësh. Ndërkohë, bëhet gjithashtu e ditur se TEC-i i Fierit është hequr nga lista e pronave të KESH-it dhe nuk konsiderohet më objekt i rëndësisë së veçantë sipas vendimit Nr.84, datë 17.02.2007 të qeverisë. Pra, privatizimi i tij nuk bëhet me ligj dhe mund të vendost thjesht nga Këshilli i Ministrave. Nxjerrja e këtij objekti nga lista e pronave të KESH-it nuk është njoftuar asnjëherë më parë. Korporata pak muaj më parë rikonfirmoi se objekti ishte vendosur në konservim, por gjithnjë ishte në pronësi të saj, pas dështimit të një tenderi të mëparshëm privatizimi, në vitin 2007. Korporata e bëri të ditur një gjë të tillë, kur ka reaguar pas denoncimit nga emisioni “Fiks Fare” të vjedhjes masive në termocentralin e Fierit. “KESH sh.a, menjëherë pas transmetimit të videove filmike në emisionin “Fiks Fare”, nisi verifikimet në vend për të përcaktuar masën e dëmit të shkaktuar, si dhe nxjerrjen e përgjegjësive administrative”, tha Dardan Daci, zëdhënës i KESH-it. KESH-i shtoi se, në projektet afatshkurtra dhe afatgjata, nuk kishte planifikuar nxjerrjen në ankand të termocentralit për skrap. Megjithatë, asnjëherë nuk u mësua për ndëshkim të vjedhësve, përveç sekuestrimit të një makine të braktisur.
(gk/im/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.2%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8141
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Botërori 2026/ Nga shorti i grupeve, kualifikueset dhe si do të funksionojë faza play-off! Kombëtarja në vazon e tretë
24 Nëntor, 22:56
-
Lezhë/ Përplasen 'kokë më kokë' dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)
24 Nëntor, 22:42
-
GOLAT/ Napoli mposht Romën dhe rigjen kreun e Serie A! Alen Sherri merr vendin e titullarit, Lazio pesë fitore radhazi
24 Nëntor, 22:39
-
Zgjedhjet presidenciale në Rumani/ Sondazhet nxjerrin në avantazh kandidatin pro-evropian
24 Nëntor, 22:32
-
Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)
24 Nëntor, 22:29
-
Sulmi seksual, Conor McGregor gjobitet nga gjykata me shumën e majme
24 Nëntor, 22:28
-
VIDEO/ Në fushë pa Canin, ekipi i Dinamos dhe trajneri emocionojnë me dedikimin për Martinin e vrarë me thikë në zemër
24 Nëntor, 22:19
-
Itali/ Bënin namin me vjedhje në zonën e Udinezes, arrestohen 2 ‘skifterët’ shqiptarë! Sistemi i alarmit i tradhtoi (EMRAT)
24 Nëntor, 22:18
-
Legjionarët/ Bitri dhe Shpendi gjejnë golat, Gripshi fiton Kupën! Myrto Uzuni një gol larg historisë, Manaj rikthehet në fushë
24 Nëntor, 21:56
-
Televizioni publik izraelit: Marrëveshja për armëpushim në Liban është arritur
24 Nëntor, 21:56
-
Rrëfehet nga spitali shoku i Martin Canit: Mario më gjuajti me thikë 6 herë, donte të më godiste në zemër! Një burrë më ngriti peshë
24 Nëntor, 21:52
-
Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura
24 Nëntor, 21:21