TEC-i i Vlorës/ PD: Janë përjashtuar kompanitë e huaja, MIE: Kufomë energjetike e qeverisjes 'Berisha'

TEC-i i Vlorës/ PD: Janë përjashtuar kompanitë e huaja, MIE: Kufomë energjetike e qeverisjes 'Berisha'

TEC-i i Vlorës

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hedhur poshtë akuzat e Partisë Demokratike, që i referohen çështjes së hapjes së procedurës për dhënien me koncesion të Termocentralit të Vlorës. (Lexo këtu)

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e ka cilësuar mosfunksionimin e TEC-it të Vlorës si produkt të ndërtuar me pompozitet në kohën e qeverisjes "Berisha". Më tej, ky institucion është shprehur se pavarësisht kësaj, shteti shqiptar harxhon miliona euro cdo vit për ta mbajtur "kufomën energjetike" në gjendje të konservuar dhe parandaluar degradimin e saj.

Në funksion të argumenteve, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka theksuar se edhe nëse TEC-i i Vlorës do të ishte në punë, është ndërtuar me naftë dhe është pikërisht ky fakt që e bën koston e energjisë tejet të lartë dhe jashtë çdo logjike ekonomike.

"Në kuadër të transparencës ndaj opinionit publik, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë sqaron se Komisioni i Dhënies me Koncesion të Termocentralit të Vlorës është ngritur dhe ka ushtruar funksionet e tij prej më shumë se një viti. Në bashkëpunim me konsulentët e Roland Berger është përgatitur Studimi i Fizibilitetit me të gjitha opsionet që shtrohen në diskutim për t'i dhënë zgjidhje ngërçit të trashëguar të Termocentralit të Vlorës", ka sqaruar ministria. 

Ministria ka thënë më tej se vendimmarrja për ta kthyer nga një TEC me naftë në një TEC me gaz është faktuar nga studimet si e vetmja alternativë. "Në të kundërt, qeveria do të detyrohet që të shkojë drejt opsionit të asgjësimit të kësaj vepre për të shmangur thellimin e kostove në kurriz të taksapaguesve por duke çuar dëm gjithsesi të gjithë investimin fillestar për ndërtimin e TEC-it", ka theksuar ministria. 

Në njoftimin për mediat thuhet gjithashtu se MIE ka hapur garën ndërkombëtare ku fton kompanitë e interesuara me eksperiencë dhe kapacitete në operim termocentralesh dhe se një nga kushtet për të marrë pjesë në këtë garë është që ofertuesit të kenë ndërtuar/operuar termocentrale të të njëjtave kapacitete ose më të mëdha.

Ministria deklaron se kompania e cila do të dëshirojë të rivërë në punë TEC-in duke e marrë me koncesion për një periudhë 20 vjeçare, duhet që me paratë e saj të investojë për riparimin e defekteve, transformimin teknologjik të TEC-it nga naftë në gaz dhe ndërtimin e tubacionit që e lidh TEC-in e Vlorës me pikën e daljes së gazsjellësit TAP në Fier. E pikërisht për këtë arsye, ajo cilëson se shteti ka zgjedhur si opsion mosgarantimin e blerjes së energjisë elektrike të prodhuar nga ky TEC për të mos ngarkuar Buxhetin e Shtetit me kosto.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bën me dije në fund të njoftimit se njoftimi i garës ndërkombëtare është bërë përmes shpalljes publike në Agjencinë e Prokurimit Publik ashtu sikurse publikimit në median e huaj “The Economist”.

"Shpallja parashikon dy muaj kohë në dispozicion për çdo kompani të interesuar që të përgatisë ofertën dhe ta dorëzojë brenda datës 28 Shkurt. Sitevisit në datë 15 janar parashikon njohjen e kompanive të interesuara me objektin e koncesionit për t'u dhënë mundësi atyre të aksesojnë të dhënat më të detajuara", ka nënvizuar ky institucion.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 04/01/2019 08:04

    MEI i jep pergjigje akuzave te PD dhe mire ben , por qytetaret kane disa pyetje didomos per veprat e paguara nga taksat tona . Keni 5 vjet ne qeverusje dhe po i njejti minister Gjiknuri dhe nuk keni bere padi qofte per B boterore qe ishte inisiatorja dhe drejtuesha e tenderit , qofte per personat pergjegjes qe e moren ne dorezim TEC in , qe nuk punonte dhe qe kushtoi jo pak por 100 milion euro ? Pse te gjitha veprat publike po ipen me koncension tek privati dhe ju e mbuloni me thenien se ka kosto te karte , kur harxhimet oer lux te ministrive jane ne maximum ? Pse prijekti 1 bilion euro, ka kosto stratosferike te punimeve ? Pse rruget qe ka ndertuar shteti i marrin privatet per 35 vjet shfrytezim kur bejne ruparime te vogla ? Ka korrupsion dhe nuk diskutohet , dhe keto shoenzime jane ne kurriz te qytetareve per vitet qe do bine , duke fryre borxhin publik . E fundit kjo strategji ekonomike eshte liberale dhe super e djathte dhe aspak e majte sic ju kemi votuar ne socialistet . Ne jetojme ne perendim dhe dime qe shteti me PPP ka humbje kolosale dhe aspak fitim . Koha do e tregoj se ju jeni fajtor per shume abuzime bashke me timonierin dhe Ahmetajn . PD eshte fajtore dhe per koncensionet e saj qe kurre nuk u denua njeri .

    Përgjigju
    • Luani-53: 04/01/2019 11:59

      Konçesionet e PPP i ka "ndaluar" Europa per vendet e bashkimit europian qe kane "superstrukture" per ti kontrolluar si me pasoja te renda per te ardhmen ekonomike te vendeve te saj po ju perse i praktikoni ne Shqiperi kur dihet se ne cgjendje eshte korrupsioni ne vend?!...Debiti publik eshte shume i rrezikshem, ai po "e varros" Shqiperine dhe ju do pergjigjeni per kete. Do vij dita qe ne emmigrantet do tu tregojme birucen nje dite.

    • Maks: 04/01/2019 10:33

      Kur shajn keta klysha kurvash politikan enverin. Ai ua merte shpirtin me thua atyre qe vidhinin ose grabisnin apo sabotonin ekonomin kombetare. Te demtosh me dashje dhe te futesh vendin ne borxhe me vepra gjoja prodhuese dhe mos te funksiononte ai ua hidhte celsat ne det dhe i linte ter jeten ne borg ose u fuste plumbin per sabotazh o tradheti

  • xXx: 04/01/2019 00:11

    Po asgjësoheni,pse nuk e asgjësoni?Për shëndetin,për ambientin dhe për turizmin do ishte gjëja më e mirë asgjësimi...

    Përgjigju
    • Ing: 04/01/2019 08:10

      Po pse te asgjesohet? Apo sepse ka kushtuar 100 e kusur milion €? Se me kete mentalitet u shkaterruan te tera dhe nuk lejohet te ndertohet asgje e re

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë