Trajneri i kombëtares së Brazilit në futboll, Carlo Ancelotti, ka bërë publike listën paraprake të futbollistëve për Kupën e Botës 2026, duke rikthyer në skuadër emra të mëdhenj si Neymar dhe Thiago Silva.
Dy veteranët janë përfshirë në listën fillestare të “Seleçaos”, duke sinjalizuar besimin e trajnerit italian në përvojën e tyre për turneun më të madh të futbollit botëror. Në të kundërt, Savinho nuk ka arritur të sigurojë një vend në këtë fazë paraprake.
Sipas raportimeve të 'TNT Brasil', talenti i ri Estevao është zyrtarisht jashtë planeve për Kupën e Botës 2026.
Lista aktuale përbëhet nga 55 lojtarë, por Ancelotti do të duhet ta reduktojë atë në vetëm 26 futbollistë, të cilët do të përfaqësojnë Brazilin në fazën finale të Botërorit 2026, i cili do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrikun e kësaj vere.
Brazili është shortuar në Grupin C të Kupës së Botës, së bashku me Marokun, Haitin dhe Skocinë.
Lista paraprake e Brazilit
Komente



