Tefik Osmani 'peshkon' te Tirana, AF Elbasani rivalizon shkodranët

Tefik Osmani 'peshkon' te Tirana, AF Elbasani rivalizon shkodranët

Ardit Hila dhe Tefik Osmani

Tefik Osmani u largua pak javë më parë nga posti i drejtorit sportiv të Tiranës dhe u prezantua te Vllaznia në Shkodër, ku duket se ka nisur përgatitjet për merkaton e janarit për të përforcuar ekipin.

Nga Shkodra bëhet me dije se futbollisti i parë që pritet në ekip është Ardit Hila. Mesfushori prej javësh tanimë ka një "luftë të ftohtë" me drejtuesit e Tiranës dhe nuk është pjesë e ekipit as në stërvitje, paçka se sezonin e shkuar ishte një "as" për ish-trajnerin Shehi.

Ka qenë vetë drejtori Tefik Osmani që është vendosur në kontakte me lojtarin dhe largimi nga bardheblutë nuk duket i pamundur, paçka se kontrata i skadon në verën e 2024.

Veç Vllaznisë, në garë për shërbimet e Hilës është futur edhe AF Elbasani, klubi i vendlindjes së 30-vjeçarit, që i ka ofruar pagë më të lartë. 12 ndeshje ka luajtur Hila këtë sezon në elitë, duke shënuar dy gola. Elbasani, Teuta, Partizani, Prishtina, Gjilani, Kukësi dhe Tirana, këto janë klubet ku mesfushori ka luajtur më herët.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar