Tefta, mos u ndje fajtore, jeto për djalin e mbijetuar!
Nga e majta Tefta, bashkëshorti vrasësi dhe vajza Xhesika
Tefta është gruaja 39-vjeçare e cila u sulmua nga bashkëshorti i saj në Torremaggiore, në zonën e Foggia. Ajo shpëtoi, por vajza 16-vjeçare që u përpoq ta mbronte nuk mundi! Gessica vdiq nga goditjet e babait të saj mes natës së të shtunës dhe të dielës.
Ajo nuk është vajza e parë që pëson këtë fat. Më 11 maj 2021, edhe Mirko Farci, 19 vjeç, humbi jetën duke mbrojtur nënën e tij nga agresioni i ish-partnerit të saj, Masih Shaid në Tortolì të Sardenjës.
Nëna e tij, Paola Piras, 52 vjeçe e goditur 18 herë me thikë me dhunë nga burri me të cilin kishte vendosur të ndahej, shpëtoi për një fije. Pas 40 ditësh në koma, gjëja e parë që pyeti ishte për Mirkon.
Dhe, siç tregon ajo në një letër drejtuar Corriere della Sera, asaj i thanë se ai nuk ia kishte dalë. Sot Paola Piras i shkruan Teftës duke i thënë: Nuk njihemi, por ndajmë të njëjtin fat të keq.
Paola Piras kishte vendosur ta linte të dashurin e dhunshëm Shaidin, një pakistanez 31-vjeçar. Më 11 maj 2021 në të gdhirë ai kishte hyrë në shtëpi pavarësisht ndalimit për t'u afruar, pasi gruaja i kishte shkruar asaj mbrëmjen e kaluar: "Nëse nuk më lë rehat, do të telefonoj karabinierët.”
Sulmi atë mëngjes kishte zgjuar Mirkon, i cili doli para për të mbrojtur të ëmën. Nuk mbaj mend asgjë, shkruan ajo sot, por më thanë se kur erdhi ndihma po përkëdhelja djalin tim që tashmë kishte vdekur.
Prokurorja Giovanna Morra, gjatë gjykimit, kishte shpjeguar se "Djali u përpoq që të shuante sherrin mes nënës së tij dhe Masih Shaid. Ai me naivitet mendoi se mund të menaxhonte sjelljen e dhunshme të tij, derisa të kalonte çdo kufi të tolerancës njerëzore".
Por sot gruaja i drejtohet Teftës duke i kërkuar gjithashtu që të mos dëgjojë akuzat e të tjerëve dhe të mos e mundojë veten me ndjenja faji, duke jetuar mbi të gjitha në emër të fëmijës që ka mbetur gjallë, djalit 5 vjeç që dje i shpëtoi me guxim tërbimit vrastar të të atit./ La Repubblica
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.1%
-
I keq
22.7%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1501
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dyshonte për tradhti, del para togave të zeza shqiptari që vrau vajzën e mitur, italianin, si dhe plagosi gruan
24 Mars, 11:29
-
Një muaj pas tragjedisë në Itali ku shqiptari vrau të bijën dhe italianin, vëllai i viktimës: Nuk e meritonte atë vdekje
7 Qershor 2023, 20:57
-
Krimi i rëndë në familjen shqiptare në Itali, Tefta Malaj dhe i biri ndihmohen nga qytetarët italianë! Familjarët e burrit e kërcënojnë
29 Maj 2023, 08:33
-
Masakra në familjen shqiptare në Itali, Tefta Malaj në karrige me rrota del nga spitali! Avokati i saj kërkesë presidentit italian për t’i dhënë nënshtetësinë
18 Maj 2023, 20:05
-
Vrau vajzën e italianin, dëshmon sërish e Taulant Malaj: Gruaja kishte një vit që më tradhtonte, e vrava se u pushtova nga djalli! Xhesika hyri në mes në kohën e gabuar
11 Maj 2023, 16:48
-
‘Goditi me qëllim të qartë vrastar’, DOSJA hetimore: 16-vjeçarja Xhesika u qëllua 4 herë me thikë në gjoks nga babai! Nëna mes dhimbjes telefonoi: Vajza ime...
11 Maj 2023, 14:52
-
‘Mbyllja sytë doja të dëgjoja zërin, më duket ëndërr por qenka e vërtetë’, përlot shoqja e bankës së Xhesikës, 16-vjeçares shqiptare që ia mori jetën babai
10 Maj 2023, 15:24
-
Itali/ Vrau vajzën dhe burrin që dyshonte se e tradhtonte gruaja, avokatët e Taulant Malaj: Donte të bënte deklarata, por shpërtheu në lot për vajzën
10 Maj 2023, 13:35
-
Itali/ Vrau vajzën dhe burrin që dyshonte se e tradhtonte gruaja, dëshmia e shqiptarit pas krimit: Italiani i bëri xhiro gruas time me 'Maserat-in' e tij
10 Maj 2023, 09:50
-
Krimi në Itali, rrëfimi i Taulant Malajt: Videon pas vrasjeve thjesht e bëra, s'kisha ndonjë arsye! Kam filmuar të gjithë takimet e gruas time me italianin
9 Maj 2023, 13:20
-
Vrau vajzën, dëshmia shokuese e Tefta Malajt: Taulanti ngacmonte të bijën seksualisht, duhet të kishte vrarë veten jo atë
9 Maj 2023, 12:20
-
VIDEO/ Taulant Malaj vrau vajzën dhe italianin, plagosi dhe gruan, Report Tv në Selenicë, fqinjët: Familje e mirë! Sa herë hapim TV na vjen të qajmë
9 Maj 2023, 09:28