Një muaj pas tragjedisë në Itali ku shqiptari vrau të bijën dhe italianin, vëllai i viktimës: Nuk e meritonte atë vdekje

Një muaj pas tragjedisë në Itali ku shqiptari vrau të bijën dhe italianin, vëllai i viktimës: Nuk e meritonte atë vdekje

Taulant Malaj

Një muaj pas tragjedisë që goditi Torremaggiore-n në Itali, të gjithë përpiqen që t’i rikthehen normalitetit, por ajo që ndodhi mesnatën e 6 dhe 7 Majit nuk do të harrohet lehtë. Bëhet fjalë për Taulant Malaj, i cili në tentativë për të vrarë gruan, goditi për vdekje të bijën Xhesika dhe italianin Massimo De Santis pasi dyshonte se ishte personi me të cilin e tradhtonte gruaja, Tefta Malaj. Kjo e fundit bashkë me të birin arritën t’i shpëtonin inatit të Taulantit.

Shtëpia e italianit në rrugën Togliatti ka dalë në shitje ndërsa lokalet mbeten të hapura. Në zonën ku ndodhi ngjarja të gjithë duan të kenë një “ilaç” për të larguarkujtesën. Ata që vazhdojnë të jetojnë në atë kompleks rezidence, pothuajse në periferi të Torremaggiore, lëvizin sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Por kur pyeten për ngjarjen, flasin shkurt duke thëmë:

“Ishte një tragjedi e madhe. Askush nuk e priste. Gjithçka dukej normale”.

Për mediat italiane ka folur vëllai i Massimo De Santis, pronarit 51-vjeçar që u vra nga dora e shqiptarit.

“Vëllai im nuk e meritonte të vdiste kështu. Do kisha preferuar një vdekje në rrethana të tjera, por ama ai nuk e meritonte një vdekje si kjo”, tregon Pasquale.

Për mediat ka folur edhe vëllai tjetër Gianluca, emri i të cilit qëndron në tabelën që është vendosur për shitje dhe aktualisht  jeton mamaja e tyre 80-vjeçare.

“Mamaja ime nuk ka dalë kurrë vetëm nga shtëpia që nga dita e tragjedisë. Më duhet ta marr në katin e tretë dhe kur ajo del nga ashensori duke ngulur sytë drejt përpara si për të hequr imazhin e çarçafit të bardhë që mbulonte trupin e përgjakur të Massimo-s të shtrirë në tokë”, thotë Gianluca.

Në shkallën ku jetonte Massimo dhe familja shqiptare tashmë duket gjithçka normale. Mediat italiane shkruajnë se në citofon janë ende emrat e protagonistëve të tragjedisë. Aty ku dikur shtrihej trupi i pajetë i Massimo-s pas goditjeve të Taulant Malaj, tashmë është pastruar dhe është vendosur një vazo.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen