Tefta Radi: Cfarë ndodhi me
Frankon pak ditë para se të shuhej

Tefta Radi: Cfarë ndodhi me<br />Frankon pak ditë para se të shuhej
Një javë pas ndarjes nga jeta të këngëtarit Francesk Radi, bashkëshortja e tij Tefta Radi dhe familja po presin ngushëllimet në Hotel Mondial.
 
Bashkëshortja e këngëtarit është e pikëlluar për humbjen e parakohshme, por edhe që ndërprerë ditët më të mira që e prisnin pas rritjes së fëmijëve dhe telasheve që ka kaluar në jetë.
 
Tefta Radi rrëfen për Report TV, njohjen në Fushë Arrëz dhe dashurinë me këngëtarin e internuar e të privuar nga jeta artistike në Tiranë. 

“Vitet e Fushë Arrëzit vërtetë vite të vështira. Isha vetëm 22 vjeç. Dilja për herë të parë nga shtëpia, në një terren të thyer me klimë të ashpër, por do të ishin dhe ditët më të bukura sepse u njoha me Fankun. Ai vajti direkt në Festivalin e 11, unë kam vajtur dy vite më vonë. Ishte një dashuri pa interes në një kohë kur shumë kush e përndiqte ose i thoshte do t’i biesh kitarës kur të të themi ne”, u shpreh Tefta Radi.
 
Radi kujton edhe kontributin e Françeskut për ngritjen e orkestrës popullore të Fushë-Arrëzit.
 
“Ndoshta një pjesë e njerëzve të emëruar nga partia ishin të detyruar të zbatonin urdhrat, por njerëzit e thjeshtë dhe disa pushtetartë e kanë dashur fort Frankun, sidomos ata që e kanë njohur nga afër dhe kanë pasur kontakte të ndryshme me të. Franku gjallëroi Fushë Arrëzin, gjallëroi fëmijët e Fushë Arrëzit, u mësoi kitarën dhe vetë mësoi instrumentet e veriut. Bëri një punë të vyer bashkë me Ndue Shytin në krijimin e Orkestrës së Veglave Muzikore Popullore”, tha ajo.
  
Familja Radi ka ndarë në orët e hidhura të humbjes së njeriut të tyre të zemrës Françesk Radit, bashkë me kujtimet që artisti ka lënë pas. Aktorja Margarita Xhepa ka kujtime te pashlyeshme për këngëtarin.
 
“Eshtë një humbje e madhe jo vetëm vetë për Frankun që ishte relativisht i ri dhe kishte çfarë të jepte prapë për familjen, por dhe për shoqërinë dhe muzikën”, tha Xhepa.
 
Pritja e familjes për ngushëllime ka filluar të premten pas orës 16.00 ndërsa do të ketë pritje edhe të shtunën e të dielën.
 
Këngëtari i njohur Françesk Radi ka ndërruar jetë në 3 prill të këtij viti në moshën 68-vjeçare.
 
Për këngëtarin u mbajt një ceremoni madhështore për përcjelljen në banesën e fundit në datën 4 prill, ku zonja Radi u shpreh se e ka dashuruar Françeskun kur të tjerët kishin frikë t’i flisnin me gojë.

Bashkëshortja Tefta Radi rrëfen jashtë kameras, se ikja e papritur e Frankos, sic i thotë ajo, ka ndërprerë ëndrrat më të bukura.
Kishim planifikuar të shkonim në Australi për të jetuar aty përgjithmonë, Aty kam prindërit dhe Franko kishte gjetur punë në një kishë ku do i binte pianos. Kishim marrë vizat dhe premë biletat. Prisnim që unë të mbarojë projektin me një dokumentar dhe ai do të jepte një koncert të vogël. Me shume nga te gjithe ishte i gezuar Franko. Me tha, 'Tefta, tani do shijojme pak jeten tone'. Madje në shtëpi kemi dhe pianon me partiturat hapur sic i la Franko, një ditë para goditjes fatale nga hemorragjia”.

Edhe pse ajo thotë që nuk është supersticioze, nisi të besojë në këtë që në castin që ora e murit ngeli në kohën kur Franko ndërroi jetë.
Ora në mur ngeli 3 e 15 minuta. Ora ngeci kur Franko ndërroi jetë. Nuk kam për ta rregulluar kurrë. U kam lënë amanet fëmijëve që atë orë ta ruajnë ashtu, si moment lamtumire”.

Shuhet Frances Radi
Françesk Radi ndërroi jetë me 3 Prill në spitalin "Nënë Tereza" në Tiranë, në moshën 67-vjeçare. Këngëtari i mirënjohur ishte shtruar në gjendje kritike për jetën prej një jave në reanimacionin e QSUT, pas një hemorragjie cerebrale. 
 
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar