TEHERAN – Khamenei: Nuk do të lejojmë sabotimin nga SHBA-ja të një marrëveshjeje bërthamore


TEHERAN, 12 mars /ATSH-AFP/ - Irani nuk do lejojë SHBA-në të sabotojë mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje bërthamore, theksoi sot lideri suprem iranian, Ali Khamenei, në përgjigje të parlamentarëve amerikanë skeptikë mbi mundësitë për zgjidhjen e kësaj krize diplomatike.
"Numri një iranian, i cili ka fjalën e fundit mbi çështjet strategjike të Republikës Islamike, përshendeti ekipin e negociatorëve iranianë "të besueshëm" përballë fuqive të mëdha" sipas agjencisë së lajmeve Isna.
"Zyrtarët e Republikës Islamike dinë se çfarë bëjnë dhe për çfarë i bëjnë në rast marrëveshjeje, me qëllim që amerikanët të mos i shkelin më pas", deklaroi ajatollahu Khamenei, i cili përmend vazhdimisht mosbesimin kundrejt SHBA-së.
Presidenti iranian Hassan Rouhani ka zgjedhur një ekip shumë të mirë negociatorësh, të besueshëm dhe punëtor", theksoi ai duke pritur anëtarët e Asamblesë së Ekspertëve , një instancë e lartë fetare./
/egu/ /ec/

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?