/ATSH-AFP/ - Marrëveshja për programin bërthamor me fuqitë e mëdha nuk do të ndyshojë politikën e Iranit përballë qeverisë arrogante amerikane, as mbështetjen e tij për miqtë në rajon, deklaroi sot lideri suprem, ajatollahu Ali Khamenei.
"Republika islamike e Iranit nuk do të heqë dorë nga mbështetja për miqtë e saj në rajon, popujt e shtypur të Palestinës, Jemenit, popujt dhe qeveritë siriane dhe irakiane, pupullin e shtypur të Bahreinit dhe luftëtarët në Liban dhe në Palestinë. (...)", theksoi lideri suprem në një fjalim me rastin e faljeve për Fiter Bajramin që shënon fundin e Ramazanit.
"Politika jonë nuk do të ndryshojë përballë qeverisë arrogante amerikane", shtoi Khamenei, propozimet e të cili nga mbështetësit tradicional.
Irani dhe fuqitë e mëdha të grupit 5+1 (SHBA, Francë, Britani e Madhe, Rusi, Kinë dhe Gjermani arritën më 14 korrik një marrëveshje përfundimtare për çështjen bërthamore iraniane pas më shumë se 22 muajve negociatash intensive.
/Shqiptarja.com