/ATSH-DPA/ - Presidenti sirian, Bashar al-Assad duhet të jetë pjesë e çdo nisme për t'i dhënë fund luftës civile në Siri, deklaroi sot një zyrtar i lartë iranian, duke i bërë jehonë vërejtjeve të Rusisë, që është gjithashtu një përkrahëse e liderit sirian.
"Ka vetëm një zgjidhje politike për konfliktin sirian dhe al-Assad është pjesë e zgjidhjes, duke pasur parasysh se nuk ka alternativa të tjera në këto momente", citohet zëvendësministri i Jashtëm, Hossein Amir Abdollahian nga agjencia iraniane e lajmeve ISNA.
Teherani dhe Moska, që të dy kanë rritur përpjekjet diplomatike ndaj Sirisë në muajt e fundit, duke qenë se forcat e armatosura të al-Assadit po humbasin terren ndaj rebelëve të rilindur dhe grupit ekstremist të ISIS-it.
Siria është aleati i vetëm i ngushtë i Iranit në Lindjen e Mesme dhe është çelësi për strategjinë e saj rajonale.
Në javët e fundit Rusia ka pritur një numër të liderëve arabë dhe zyrtarëve të lartë nga vende që mbështesin rebelët sirianë, si dhe liderë të opozitës siriane.
Roli i al-Assad mbetet një pengesë e rëndësishme madje edhe përpara detajeve thelbësore të ndonjë marrëveshjeje të mundshme për paqe që mund të diskutohet.
Të martën, gazeta arabe me qendër në Londër, "Al Hayat" njoftoi se i dërguari i OKB-së në Siri Staffan de Mistura kishte hartuar propozime sipas të cilave al-Assad do të mbante formalisht postin e presidentit, ndërsa të gjitha kompetencat do të transferoheshin në një qeveri tranzicioni, për të cilën do të bihej paraprakisht dakord.
De Mistura u takua sot me zëvendësministrin e Jashtëm Iranian, Hussain Amir Abdullahian në Bejrut përpara se të nisej për në Bruksel për bisedime me zyrtarët evropianë.
/Shqiptarja.com