Irani ka njoftuar "hapat e parë" drejt rivendosjes së aksesit në internet pas një ndërprerjeje pothuajse totale që nga fillimi i luftës me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin më 28 shkurt.
"Hapi i parë drejt aksesit të lirë dhe të rregulluar në hapësirën kibernetike është ndërmarrë", tha zëvendëspresidenti Mohammad Reza Aref në një mesazh të postuar në rrjetin social ‘X’, duke shtuar se kjo masë do të "përmbushë kërkesat iraniane".
Firma e monitorimit të sigurisë kibernetike NetBlocks kishte raportuar më parë se autoritetet iraniane kishin rivendosur "pjesërisht" aksesin në internet.
Lajmi kryesor:
SHBA sulm në Iranin jugor ndaj një baze raketash dhe anijeve që vendosin mina pranë Hormuzit! Trump: Uraniumi do t'i dorëzohet amerikanëve ose do të shkatërrohet






