Teherani kërkon lirimin e ish-zyrtarit iranian të burgosur në Suedi

Teherani kërkon lirimin e ish-zyrtarit iranian të burgosur në Suedi

Mbështetësit e Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit protestojnë jashtë një gjykate të Stokholmit, më 10 gusht 2021

Irani ka bërë të ditur më 25 dhjetor se do të vazhdojë përpjekjet për ta liruar një ish-zyrtar iranian të dënuar në Suedi me burgim të përjetshëm për rolin e tij në një ekzekutim masiv të të burgosurve politikë në Iran.

“Ky vendim i padrejtë dhe i egër nuk i përfundon përpjekjet diplomatike të Iranit për ta riatdhesuar dhe liruar këtë shtetas iranian dhe ne do t’i përdorim të gjitha mjetet ligjore në dispozicion”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Nasser Kanaani, pa specifikuar se çfarë masa do të ndërmerrte Irani.

Më 19 dhjetor, një gjykatë e apelit në Suedi la në fuqi vendimin për dënim me burgim të përjetshëm ndaj ish-zyrtarit iranian, Hamid Noury, për vrasje dhe kryerje të krimeve të rënda kundër ligjit ndërkombëtar.

“Ne kundërshtojmë seriozisht vendimin dhe atë që ka ndodhur gjatë periudhës së gjatë të paraburgimit të këtij shtetasi... dhe të drejtat e tij themelore nuk janë respektuar në burgjet e Suedisë”, tha Kanaani në një konferencë javore për shtyp.

“Shpresojmë që Suedia do të ndërmarrë veprime serioze për të kompensuar gabimet e veta”, shtoi ai.

Më herët në dhjetor, Irani filloi gjykimin e një shtetasi suedez, Johan Floderus, i punësuar nga Bashkimi Evropian, që akuzohet për spiunazh për Izraelin dhe për “mosbindje ndaj Zotit”, krim ky që dënohet me vdekje.

Organizatat joqeveritare për të drejtat e njeriut dhe qeveritë perëndimore e kanë akuzuar Republikën Islamike se po përpiqet të nxjerrë kompromise politike nga vendet e tjera përmes arrestimeve me akuza që mund të jenë të sajuara.

Teherani thotë se arrestime të tilla bazohen në kodin e tij penal dhe mohon se po mban njerëz të burgosur për arsye politike.

Grupet e të drejtave kanë paralajmëruar gjithashtu se Ahmadreza Djalali, një shtetas suedez-iranian i dënuar me vdekje në Iran me akuzën e spiunimit për Izraelin, mund të ekzekutohet pas vendimit të marrë ndaj Nouryt.

Djalali, një mjek dhe studiues i mjekësisë, u arrestua në vitin 2016 ndërsa ishte në një vizitë akademike në Iran.

“Suedezo-iraniani Ahmadreza Djalali është në rrezik të madh të ekzekutimit të menjëhershëm në Iran, si hakmarrje”, shkroi Amnesty në platformën X, më 22 dhjetor.

Marrëdhëniet midis Suedisë dhe Iranit janë përkeqësuar që nga viti 2019 kur Suedia arrestoi Nouryn për rolin e tij në ekzekutimin masiv dhe torturimin e të burgosurve politikë në vitet 1980./REL

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja