Tejmbushet Stambolli në fundjavën e dytë pas lehtësimit të kufizimeve antiCOVID

Tejmbushet Stambolli në fundjavën e dytë pas lehtësimit të kufizimeve antiCOVID

Është e shtuna e dytë që pas lehtësimit të masave kufizuese dhe skenat në Stamboll të bëjnë të mendosh që COVID-19 është zhdukur totalisht.

Mijëra qytetarë u drejtuan parqeve dhe bregdetit të etur për liri duke shkaktuar një mbipopullim të gjitha zonave dhe një  rritje të trafikut me 72 përqind.

Disa prej tyre u panë në biçikleta, apo u ulën në bar ose në breg të detit për orë të tëra duke shijuar diellin.

Shumë u drejtuan në zona të ndryshme për të shijuar një nga panimet e famshme me peshk. Ndërkohë që baret dhe restorantet në Üsküdar, u tejmbushen po ashtu.

Sheshi historik i Taksimit dhe Rruga Istiklal, pas muajsh të gjatë heshtje masive filloi të gjallërohej. Njëjtë ishte situata edhe në Arnavutköy, Bebek, Baltalimanı dhe Avcılar. 

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës