Për 10 të marta rresht, duke filluar nga data 30 maj deri më 1 gusht do të shfaqen, pranë instilacionit “Reja”, filma italianë me titra në gjuhën shqipe.
Edicioni i dytë i veprave kinematografike verore me titull “10 Netë të Kinemasë Italiane” do të vijojë me risi, pohojnë organizatorët që janë: Instituti Italian i Kulturës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkia e Tiranës.
Sipas zëdhënësve të këtyre institucioneve “nisma, e frymëzuar nga i njëjti shpirt që animoi mbrëmjet e edicionit të parë, synon të ofrojë një mundësi për t'u takuar dhe argëtuar, të rinj dhe të vjetër që do të qëndrojnë në qytet gjatë verës” Filmat në programacion për edicionin e këtij viti, janë të llojit dramatik dhe komedi.
Nga “Më falni që ekzistoj!” me Paola Cortellesi dhe Raul Bovën te filmi komik “Bukuroshët e babait” me regji të Guido Chiesa dhe aktor Diego Abatantuono, “Pafsh ëndrra të bukura!” i Marco Belloçhio, i bazuar në romanin me të njëjtin titull të Massimo Gramellini, “Karrigia e lumturisë”, vepra e fundit e Carlo Mazzacurati para vdekjes së tij të parakohshme.
Do të projektohet gjithashtu filmi “E thërrisnin Jeeg Robot”, shumë i vlerësuar nga kritika dhe publiku. Gjatë këtyre dhjetë ditëve do të ketë filma që kanë fituar çmimet OSCAR.
Kjo përmbledhje antologjike e filmave italianë përfshin edhe shfaqjen e filmit dokumentar “Askush s’do të më gjejë” i Egidio Eronico frymëzuar nga figura e fizikantit italian Ettore Majorana. Nata e parë do të nis me filmin e di Ai lart, me regji të Edoardo Falcone.
Pjesëmarrja do të jetë e lirë për këdo që dëshiron të marrë pjesë.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
88.6%
-
Jo
9.6%
-
Nuk e di
1.8%
Vota total: 13402
Lajme të tjera
-
Rama publikon pamjet nga kantieri i transformimit urban në lumin Gjanicë: Deri dje ishte një vatër ndotje, sot është një arterie e gjelbër
31 Mars, 08:28
-
‘Pas shumë lutjesh, ai i tregoi se, kryetari i Degës së Brendshme, i kishte kërkuar që të spiunonte dy shokët e tij të ngushtë…’/ Dëshmia e rrallë e, ish-të burgosurit politik
31 Mars, 08:23
-
Vritet me thikë një 60-vjeçare shqiptare në Itali, arrestohet bashkëshorti i saj
31 Mars, 08:08
-
E mbajtën të fshehtë prej vitesh dhe ishin hermetikë për lidhjen e tyre, Flor Mumajesi pozon pranë partneres
31 Mars, 08:01
-
Ukraina përkujton masakrën e Buçës
31 Mars, 07:56
-
Rritja e depozitave në euro nuk ndalet as në muajt e parë të 2023
31 Mars, 07:52
-
Për çfarë akuzohet ish presidenti i SHBA-ve Donald Trump?
31 Mars, 07:51
-
Donald Trump i pari president në SHBA i vënë nën akuzë penale, demokratët: Askush nuk është mbi ligjin
31 Mars, 07:45
-
PE kritikon Italinë për kufizimet ndaj prindërve të së njëjtës gjini
31 Mars, 07:40
-
Lufta/ Turqia ratifikon pranimin e Finlandës në NATO! Shtëpia e Bardhë: Amerikanët duhet të largohen menjëherë nga Rusia
31 Mars, 07:16
-
‘Në punë do të dëshironit një ndryshim...’, horoskopi për ditën e sotme
31 Mars, 07:05
-
Hera e parë në historinë amerikane, ngrihen akuza penale ndaj një ish-presidenti në SHBA! Donald Trump: Po persekutohem politikisht
31 Mars, 07:03