‘Gear S’ është modeli më fundit i orës inteligjente e prezantuar nga Samsungu, e cila funksion si një aparat telefonik i zgjuar. Pajisja nuk bazohet në sistemin operativ Android apo Android Wear; në vend të tyre mbështetet në platformën e saj personale të njohur si Tizen.

Kështu, Gear S është pajisja e parë me kartë SIM, duke u shndërruar në telefonin e parë të mençur që bazohet në Tizen. Ashtu siç ishte njoftuar, Gear S vjen me mbështetje për rrjetin 3G, që mundëson realizimin e thirrjeve dhe dërgimin e mesazheve, edhe pa nevojën e pasjes së një telefoni.

Gear S vjen edhe me ekranin e lakuar dhe elegant, me dizenjo të ndryshme. Kur është fjala për pjesën hardëare, Gear S ofron ekranin me diagonalen prej 2-inç në Super AMOLED me rezolucionin prej 480 x 360 pikselëve, procesorin me 1GHz dual-core, 512MB RAM, dhe 4GB hapësirë për ruajtjen e memories, si dhe lidhjet për rrjetet Wi-Fi, GPS, Bluetooth, bashkë edhe me sensorin e të rrahurave të zemrës, rezistencën ndaj pluhurit dhe ujit, si dhe baterinë me 300mAh.

Në ditën e prezantimi Samsung tha përdoruesit e Gear S do të kenë qasje në karakteristikat standarde të një telefoni inteligjent, njësoj si aplikacionet për palestër, me përditësimet e fundit të The Financial Times apo përdorim të Facebook dhe Nike + Running.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)