Teknologji e re për prodhimin e naftës, ambasadorja kineze, Pang Chunxue: Kompania 'Bankers' impakt pozitiv në ekonominë shqiptare

Ambasadorja e Kinës, znj. Pang Chunxue dhe Kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi vizituan të martën mjediset e kompanisë “Bankers Petroleum Albania”, biznesi më i rendesishem kinez në Shqipëri.

Kryebashkiaku theksoi se falë ecurisë pozitive të “Bankers”, qarku i Fierit po planifikon të terheqë investitorë të tjerë kinezë në fushën e shëndetësisë, teknologjisë dhe inteligjencës artificiale.

“Besoj se shembulli dhe suksesi i “Bankers”-it në Fier është tregues i qartë i bashkëpunimit që shpresoj të avancojë”, tha Subashi.

Ambasadorja u shpreh se Bankers eshtë projekti i madh kinez në Shqipëri dhe mbetet një rast suksesi.

“Për mua është mbreslënëse të shikoj çfarë kompania po bën në zhvillimin e këtij aseti përmes investimeve në teknologjitë më të fundit për prodhimin e naftës. “Bankers” ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për ekonomine e Shqipërisë dhe jam besimplot se kompania do të ketë një të ardhme shumë të mirë duke rritur edhe më shume impaktin pozitiv në vend”, tha znj. Chunxue.

Nga ana tjetër CEO i kompanisë, Huanqin Xiao evidentoi se viti 2024 do të jetë padyshim një periudhe transformuese për “Bankers”.

“Ne sapo kemi nisur aplikimin e teknologjisë së re për prodhimin e naftës përmes injektimit të avullit duke mos u bazuar vetëm tek nxjerrja e naftës nga metoda e zakonshme konvencionale. Rezultatet janë optimiste ku po prodhojmë 25 ton/ ditë, që në javët e para”, tha z. Xiao.

“Bankers Petroleum Albania” prodhon aktualisht mbi 85% të totalit të naftës në vend dhe punëson mbi 1500 persona duke kontribuar ndjeshëm në ekonominë vendase.

R.D/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Or tej: 11/04/2024 08:08

    Prandaj asht forcu edhe leku or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Analiza: A mund ta zgjidhë FMN-ja krizën e borxhit të vendeve të varfra?

Analiza: A mund ta zgjidhë FMN-ja krizën e borxhit të vendeve të varfra?