LONDËR, 28 korrik/ATSH-DPA/ - Fizikanti i njohur, Stephen Hawking iu bashkua sot thirrjeve të shkencëtarëve dhe akademikëve kundër armatosjes së inteligjencës artificiale (robotëve - shën. përkth.).
"Nëse një fuqi e madhe ushtarake ecën përpara me prodhimin armëve për inteligjencën artificiale, atëherë do kemi një garë të pashmangshme globale për armë dhe fundi i kësaj trajektoreje teknologjike është i qartë, armët autonome do të shndërrohen në kalashinokovët e së ardhmes", paralajmëruan Hawking dhe shkencëtarët e tjerë me anë të një letre të hapur.
"Ka patur shumë argumente pro dhe kundra armëve autonome, si për shembull zëvendësimi i ushtarëve me makineri që është për mirë pasi do të thotë më pak viktima, por nga ana tjetër do sillte më pak arsye për fillim luftërash", shkruhet në letrën e institutit "E ardhmja e jetës".
"Fillimi i një gare ushtarake për armatimin e inteligjencës artificiale nuk është një ide e mirë dhe duhet të parandalohet", shkruhet në të.
Armët autonome janë të afta që në mënyrë të pavarur të zgjedhin dhe sulmojnë shënjestrën e tyre.
Dronët e kontrolluar nuk përfshihen në këto lloje armësh./ /r.b/ a.jor.







