Smartphone me katër rrota? Kjo është cudia e radhës. Krahas një sërë premierash botërore dhe elektromobilitetit në panairin IAA në Frankfurt në fokus këtë herë është makina, që udhëton vetë. Kështu shkruan në sajtin e saj Deutche Welle duke iu referuar premierës më të spikatur të panairit

Shefi i koncernit të automobilëve Daimler, Dieter Zetsche pati një prezantim krejt të veçantë: Ai ishte ulur në pjesën e pasme të një Mercedes Benzi të klasës S, e ndërsa limuzina qarkullonte në skenë, brenda saj mungonte shoferi. "S500 Intelligent Drive" e ka emërtuar koncerni këtë model. Vetura ka kaluar tashmë me sukses provën e udhëtimit prej 100 km. në mënyrë autonome. Fjala është për një makinë të futur në rrjet, një smartphone me katër rrota. Sipas vlerësimit të shumë ekspertëve kjo do të jetë arritja tjetër e madhe. E veçanta e saj është, që në këtë biznes ritmin nuk e përcaktojnë më prodhuesit e automobilëve, por të tjerë aktorë: Nokias, dikur kreu i celularëve, tani po i hapen horizonte të reja për t'u ngjitur në nivelin e furnitorëve të mëdhenj të industrisë së automobilëve si Bosch e Delfi - por edhe gjigandi i internetit Google synon drejt këtyre zhvillimeve. Prej kohësh kalifornasit po eksperimentojnë me Toyotën e rikonstrukutuar e tani mendojnë se janë në gjendje që të prodhojnë edhe vet të tilla makina.

Shefi i koncernit Continental Elmar Degenhart thotë për Deuchte Ëelle: "Ne kemi çdo vit një milionë e gjysmë të vdekur nga aksidentet në trafikun rrugor. Këtë situatë duhet ta ndryshojmë sa më parë. Së dyti makinat ne po i çojmë tek interneti, ose thenë më qartë ne po e çojmë internetin tek makinat. Apskteti i tretë është mjedisi: Ne do të jemi në gjendje që përmes informacionit m ëtë mirë t'i konceptojmë makinat më efikase, sa i përket p.sh. emisioneve të dioksidit të karbonit (CO2). Dhe çështja e fundit është, se udhëtimi i automatizuar i makinës do të ndihmojë, që njerëzit e moshuar të jenë mobilë. Nëse të moshuarit do tëmunden që ta përdorin makinën edhe pse apo dhjetë vjet më gjatë, ky është një përfitim o jashtëzakonshëm që rrit cilësinë e jetesës."

Një makinë e automatizuar e vënë në provë nga Continental në SHBA ka në takomentrin e vet tashmë 35.000 km.të realizuara me sukses duke qarkulluar pa shofer dhe pa bërë asnjë aksident. Gjermanët që në përgjithësi janë skeptikë ndaj risive, kur bëhet fjalë për makinat janë mjaft të hapur ndaj së resë. Në një anketim i kryer nga Bosch, furnitori më i madh në botë i pjesëve të këmbimit, gati gjysma e të pyeturve shprehen pro makinës së automatizuar.


Shkrimi u publikua sot(13.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)