Teknologjia e fundit e avionëve luftarakë në misionet izraelite

Teknologjia e fundit e avionëve luftarakë në misionet izraelite

Avionët e teknologjikë luftarake që shmangin edhe diktimin, të prodhuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  “F-35”, kanë marrë pjesë në misionet e para luftuese, duke u bërë pjesë e një operacioni të forcave ajrore izraelite.

Shefi i forcave ajrore tregoi pamje të avionëve mbi Bejrut të Libanit, duke thënë se avionët “kanë sulmuar tashmë dy herë në dy fronte të ndryshme”.

Kohët e fundit, Izraeli ka ndërmarrë dhjetëra sulme ajrore në Siri, por nuk dihet zyrtarisht nëse janë përfshirë apo jo të tillë avionë.

“F-35”-at, pjesë e programit më të kushtueshëm ushtarak, kanë kritikuar qoftë për kostot e tejskajshme, ashtu dhe për efektshmërinë në luftime.

Sekretarit të Mbrojtjes James Mattis iu desh tw mbronte programin, pas “cicërimave” të publikuara nga presidenti i zgjedhur asokohe Donald Trump në rrjetin social “Twitter”, duke kritikuar kostot e larta të tyre, që thuhet se kapin shifrën e 100 milionë dollarëve për avion.

“Kemi ngritur në fluturim avionët F-35 në të gjithë Lindjen e Mesme dhe kemi sulmuar dy herë në dy fronte të ndryshme”, do t’u thoshte gjeneral-major Amikam Norkin, krerëve të 20 forcave të huaja ajrore gjatë një takimi në Izrael. Ai gjithsesi nuk specifikoi objektivat e shënjestruara.

“Siç e dini, se sapo kemi fituar Eurovisionin me këngën ‘Toy’ (Kukulla). Epo, edhe F-35-a nuk është një lodër”, është shprehur ai me nota humori.

Izraeli, i pari vend jashtë Shteteve të Bashkuara që ka kërkuar të blejë avionët luftarakë njëvendësh, ka marrë deri më tani 9 nga 50 avionët e prenotuar F-35, por mund të blejë deri në 75 të tillë.

Në Izrael, ky lloj avioni është mbiquajtur “Adir” (I fuqishëm) në gjuhën hebreje. Besohet se këto avionë janë të variantit A, që nënkupton për ulje e ngritje konvencionale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kardio-Kirurgu Pediatrik Prof. Arben Baboci: “Kam punuar me zemër për zemrën e fëmijëve”

Kardio-Kirurgu Pediatrik Prof. Arben Baboci: “Kam punuar me zemër për zemrën e fëmijëve”