Teknologjia po na "sposton"
kompjuteri do ta bëjë punën tonë

Teknologjia po na kompjuteri do ta bëjë punën tonë">
Rreth 35% e vendeve të punës aktuale në Britaninë e  Madhe janë të rrezikuara nga kompjuterizimi gjatë 20 viteve të ardhshme, sipas një studimi të kryer nga hulumtuesit në Universitetin e Oksfordit dhe Deloitte.

Akademikët e Universitetit të Oksfordit, Michael Osborne dhe Karl Frey kanë llogaritur prirjen e automatizimit të punëve  duke u bazuar në nëntë aftësitë kryesore që kërkohen për të kryer një punë, të tilla si perceptimi social, negocimi, bindja, ndihma dhe kujdesi për të tjerët, origjinaliteti, zhdërvjelltësia  etj.

Nga vëzhgimi i tyre rezultoi një rrezik i madh që punë të ndryshme të zëvendësohen lehtësisht nga teknologjia, gjë që shihet si një problematikë mjaft shqetësuese përsa i përket punësimit të popullatës.

Huffington Post ka pasqyruar vëzhgimin, por është vënë re një reagim i mënjëhershëm në rrjetet sociale nga kategori të ndryshme të popullatës

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve