SHBA - Skandali i rradhës i policisë në ShBA është vdekja e një 28 vjeçare afroamerikane, e cila ishte nën kujdesin e policisë.
Departamenti i policisë lokale amerikane deklaron se 28-vjeçarja afro-amerikane Sandra Bland u vetëvra në qeli, por familja e saj nuk e beson këtë variant. Një video e publikuar online tregon oficerin që i afrohet vajzës me pistoletën me rrymë elektrike e që i thotë: “Do të të elektrizoj”. Bland u arrestua më 10 korrik pas një përplasjeje me një polic rrugor për shkelje të rregullave të qarkullimit.
Bland u gjet e vdekur në qelinë e saj tre ditë pas arrestimit
Ajo i dërgoi një mesazh një shoqeje para se të vdiste ku thuhej se ishte pa fjalë në lidhje me këtë ngjarje dhe nuk e kuptonte se si mund të arrestohet një person vetëm sepse ndërron korsinë pa ndezur sinjalin.
Sherifi që mbikëqyri ndalimin e Bland deklaroi se ajo kishte deklaruar gjatë marrjes në pyetje se në të kaluarën ishte përpjekur të vetëvritej dhe se ndihej nën depresion por avokatit i familjes Cannon Lambert, tha se të afërmit e saj nuk kanë asnjë provë që vajza të ketë tentuar vetëvrasjen më parë apo të ketë vuajtur nga depresioni.
/Shqiptarja.com