Tekstet shkollore, PDIU: S'ka 
komision që ndryshon historinë
Deputeti grek çon Shqipërinë në Bruksel
Nikolla: Ne nentor nisim bisedimet

Tekstet shkollore, PDIU: S'ka <br />komision që ndryshon historinë<br />Deputeti grek çon Shqipërinë në Bruksel<br />Nikolla: Ne nentor nisim bisedimet
Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka reaguar ndaj debatit të ditëve të fundit të zhvilluar në Greqi dhe Shqipëri mbi tesktet shkollore.   Në një deklaratë nga PDIU, i bëhet thirrje qeverisë shqiptare që të mos marrë në konsideratë pretendimet e palës greke.
  
“Nuk ka asnjë komision që mund të ndryshojë historinë mijëravjeçare të kombit tonë, pjesë e pandashme e së cilës është Çamëria, Kosova e çdo trevë tjetër kombëtare.
Nëse të dyja palët do të ngrenë komision të përbashkë, PDIU dhe Shoqata "Çamëria" do të ushtrojë trysninë e nevojshme që debati të përqendrohet në nevojën e shkrimit të historisë së Çamërisë edhe në tekstet shkollore greke, si një e vërtetë dhe realitet i pamohueshëm historic”, theksohet në deklaratën e PDIU.
 

Sipas partisë çame deklaratat e deputetëve grek, bëhen për të larguar vëmendjen nga situate politike në vend. PDIU thekson se Filati, Paramithia, Gumenica, Margëlliçi, Parga, Preveza dhe akoma edhe Janina, edhe pse sot janë pjesë e shtetit grek, përbëjnë një pasuri historike, kulturore dhe aktuale të shqiptarëve në rajon.
 
“Heqja e këtyre emërtimeve, apo akoma më shumë i emërtimit Çamëri, nga pasaportat, apo aq më keq dokumente shtetërore, tekste historike është e papranueshme dhe do të gjejë përballë kundërshtinë e çdo shqiptari, që ndjen në dejet e tij përkatësinë në kombin tonë të përbashkët”, theksohet në deklaratën e PDIU.
 


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

SHBA, Departamenti i Drejtësisë ngre padi ndaj shtetit Virxhinia për shkelje zgjedhore

SHBA, Departamenti i Drejtësisë ngre padi ndaj shtetit Virxhinia për shkelje zgjedhore