TIRANË – Rezoluta për Zgjidhjen e Çështjes Çame vazhdon përpjekjet për të hyrë dhe për t’u diskutuar në Komisionin e Jashtëm, nesër. Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, siç pritej,duhej të takohej dje me dy relatorët e saj, por vetëm njeri prej tyre, Qemal Minxhozi i Partisë Socialiste ka qënë i pranishëm në takim. Relatori i dytë, Fatbardh Kadilli, i Partisë Demokratike, nuk mori pjesë për arsye shëndetësore.
“Ne po shohim dhe konstatojmë se Parlamenti shqiptar është nën presion”, - tha dje Idrizi.-“E thënë kështu, kam parasysh ish-ministrin e Jashtëm Edmond Panariti, i cili deklaroi që Ambasadori grek i ka kërkuar që të mos miratohet Rezoluta për shqiptarët e Çamërisë. Unë jam i bindur që të gjithë shqiptarët do të na bashkohen ne për t’i bërë presion Parlamentit të shqiptarëve që të jetë nën presionin e shqiptarëve.
Siç ishte planifikuar dhe lënë nga Komisioni i Jashtëm, ne kishim një takim me dy relatorët për të diskutuar për një tekst integral. Erdhi vetëm zoti Minxhozi, sepse zoti Kadilli kishte lajmëruar që ishte i sëmurë.Diskutuam me zotin Minxhozi për aq pjesë sa mund të diskutonim, sigurisht duke dhënë dhe disa argumenta. Unë jam këtu për t’i bërë thirrje Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste që kjo çështje nuk mund të zvarritet më.
Rezoluta e shqiptarëvë të Çamërisë, në radhë të parë është një Rezolutë për fqinjësinë e mirë, sepse ne kërkojmë riaktivizimin e Traktatit t ë Miqësisë. Nëse do t’i referohemi atij Traktati aty flitet që në mënyrë të përbashkët, për çështje të mbetura pezull si çështja e pronave, çështja e ruajtjes së kulturës, përmendores, historisë apo e gjuhës shqipe dhe greke në mënyrë reciproke, janë të drejta të pamohueshme të dy vendeve tona.
Ne fatkeqësisht konstatojmë që ky Traktat Miqësie ka qenë i aktivizuar vetëm për palën greke, e cila siç e dini ka hapur shkolla greke në Shqipëri, apo ka ngritur varreza dhe përmendore, qoftë edhe imagjinare. Sigurisht që riaktivizimi i Traktatit të Miqësisë edhe për palën shqiptare është një kontribut. Heqja e Ligjit të Luftës në mënyrë takstative është sërish një kontribut, për të thënë që ne jo vetëm nuk kërkojmë ndryshim kufijsh, por kërkojmë që të hiqet ky ligj.
Unë i bashkohem thirrjes së shoqatës Çamëria, që të gjithë partitë politike dhe populli shqiptar duhet të na jenë në krah për të dhënë një të drejtë të mohuar të një komuniteti”, - përfundoi kryetari i PDIU-së.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com