Lufta e popullit palestinez për liri ka mbërritur në një moment vendimtar, në ndërkohë që zgjidhje dy shtete është në rrezik për shkak të Izraelit, që po e bën të pamundur një gjë të tillë, deklaroi sot presidenti palestinez, Mahmud Abbas, në një editorial me titull "Koha për Palestinën", botuar në reviztën "Horizon".
"Kam qenë një ndër arkitektët e Marrëveshjes së Oslos dhe mund të them që palestinezët kanë pranuar kompromisin e dhimbshëm për arritjen e paqes që para Oslos, kur në 1988 Palestina njohu në mënyrë të njëanshme Izraelin në 78 për qind të territorit të Palestinës historike", thekson Abbas.
Sipas tij, përgjigjja e qeverive izraelite pas njohjes palestineze ka qenë ajo e trefishimit të kolonëve në Palestinë.
Presidenti palestinez fton komunitetin ndërkombëtar të vendosë se në cilën anë të historisë do të qëndrojë./atsh/