Tel Aviv, Xhaçka takon homologun izraelit: Bashkëpunim në fushën e mbrojtjes
Në Tel Aviv, ministrja Xhaçka u prit përmes një ceremonie zyrtare nga ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Avigdor Liberman.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka zhvilloi një vizitë zyrtare dyditore në Izrael, e para vizitë e një ministri Mbrojtjeje të Shqipërisë në këtë vend. Në Tel Aviv, ministrja Xhaçka u prit përmes një ceremonie zyrtare nga ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Avigdor Liberman.
Në takimin me homologun e saj izraelit, ministrja Xhaçka i konsideroi si të një rëndësie të veçantë marrëdhëniet politike mes Shqipërisë dhe Izraelit.
Nga ana e tij ministri Liberman vlerësoi rolin e Shqipërisë për garantimin e sigurisë dhe paqes në Ballkanin Perëndimor dhe u shpreh se dy vendet ndajnë të njëjtat vlera si aleatë strategjikë për sigurinë në rajon.
Ministrja Xhaçka e cilësoi Izraelin si një aleat të vyer të NATO-s në luftën kundër terrorizmit dhe shprehu gatishmërinë e vendit tonë për një memorandum bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes mes dy vendeve.
Ministrja Xhaçka ftoi homologun e saj izraelit për bashkëpunim me institucionet e sigurisë dhe Mbrojtjes, edhe për Qendrën e Ekselencës së NATO-s për studimin e fenomenit të Luftëtarëve të Huaj Terroristë.
Temë e takimit mes dy zyrtarëve të lartë ishte edhe siguria kibernetike, industria ushtarake si dhe një projekt i afërt për shkëmbimin e modeleve dhe kurrikulave në fushën e edukimit dhe trajnimit ushtarak. Ministrja e Mbrojtjes u takua edhe me zyrtarë të Drejtorisë Ndërkombëtare të Bashkëpunimit të Mbrojtjes (SIBAT).
Në Jerusalem, ministrja Xhaçka zhvilloi takime në Këshillin Kombëtar të Sigurisë si dhe bëri homazhe e vendosi kurorë me lule në Yad Vashem, Memoriali në nderim të viktimave të Holokaustit.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7552
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arrestohet shqiptarja në Londër! Shkoi në protestat pro-Palestinës, dëmtoi kompaninë izraelite të armëve
23 Nëntor, 17:27
-
DW: Arrestimi i Netanjahut në Gjermani vështirë të përfytyrohet
23 Nëntor, 12:43
-
LIban/ Izraeli sulmon Bejrutin me raketa ‘bunker busters’, synonin oficerin e lartë të Hezbollahut! 16 viktima
23 Nëntor, 09:33
-
Kryeministri i Hungarisë zotohet të shpërfillë urdhër arrestin ndërkombëtar për homologun izraelit, Orban: Do e ftoj Netanyahun, por s’do e zbatoj vendimin e gjykatës
22 Nëntor, 11:41
-
GJNP urdhër-arrest ndaj Netanjahut dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Gallant! Çfarë do të thotë kjo dhe çfarë pasojash mund të ketë ndaj Izraelit?
22 Nëntor, 09:39
-
Urdhërarresti për Netanjahun dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Biden: Skandaloz! 44 mijë viktima në 13 muaj luftë
22 Nëntor, 07:28
-
Netanyahu reagon për mandat arrestin: Vendim atisemitik! Ai mund të arrestohet në 124 shtete të botës, përfshirë Shqipërinë
21 Nëntor, 17:34
-
Lufta/ Dhjetëra të vrarë nga bombardimet izraelite në veri të Gazës! Senati amerikan i jep dritën jeshile shitjes së tankeve Izraelit
21 Nëntor, 07:17
-
Lideri i Hezbollah: Do të godasim qendrën e Tel Avivit
20 Nëntor, 16:31
-
Provokimi i Netanyahut në plazhin e Gazës: Hamasi s’do qeverisë më kurrë në Rrip, japim 5 mln dollarë për çdo peng të liruar
20 Nëntor, 08:22
-
Netanyahu viziton Rripin e Gazës: Hamasi nuk do të qeverisë më këtu! Baza italiane e UNIFIL në Liban goditet me 8 raketa! Argjentina tërheq trupat e saj
19 Nëntor, 16:38
-
Lufta/ Media: Izraeli ka bombarduar pranë zyrës së OKB-së dhe Parlamentit në Liban
18 Nëntor, 09:22
Olta është nderi i kombit, i lumt !
Përgjigju