Një 31-vjeçar u arrestua nga Policia, pas sinjalit të ardhur nga qytetarët se një person i cili po udhëtonte nga Tiranë në drejtim të Lezhës, në automjetin e tij po transportonte drogë.
Specialistët e Hetimit të Narkotikëve, zhvilluan aksionin, kur në aksin Tiranë-Lezhë, në kthesën e Patokut, arrestuan 31-vjeçarin me banim në kryeqytet, me inicialet N.N. Gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e tij, efektivët gjetën të fshehur brenda një televizori, 3 kilogramë kanabis.
Ai do të hetohet nga Prokuroria e Lezhës për veprën penale,"Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".