TIRANE- Falë numrit të IMEI-t të aparatit celular, kartës telefonike dhe dëshmisë së një taksisti të moshuar nga Bërzhita, është arritur të lokalizohet dhe arrestohet Redon Asllani. Ky i fundit është prangosur dy ditë më parë nga policia e Tirans si autor i grabitjes së 5 taksistëve në zonën e “Freskut” dhe Bërzhitës. Identifikimi i tij është bërë falë hetimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të cilat gjatë verifikimeve të shumta për zbardhjen e rrethanave të vendosjes së tritolit në makinën e prefektit të Vlorës Besnik Dervishi, kanë arritur të zbulojnë se njëra nga kartat që ishte vendosur në sasinë prej 200 gramë tritol i përkiste një shtetasi me banim në Bërzhitë.
Ky shtetas i moshuar, me profesion taksist fillimisht është mbajtur në vëzhgim të reptë nga policia dhe më pas është shoqëruar për tu marrë në pyetje. Gjatë intervistimit nga prokurorët, taksisti ka pohuar se në fillim të muajit dhjetor 2013 është grabitur nga një person, që fillimisht i kishte kërkuar shërbimin taksi. Grabitja ka ndodhur në zonën e Bërzhitës, ndërkohë shumë shpejt ai nën kërcënimin e një arme i ka marrë të gjitha sendet personale, mes të cilave dhe telefonin.
Taksisti ka pranuar para prokurorëve se karta dhe telefoni i pëkisnin atij. Në këto kushte, prokuroria ka shmangur nga dyshimet taksisitin dhe e gjithë vëmëndja është përqëndruar tek grabitësi. Hetimi ka zbuluar se Redon Asllani e kishte shitur telefonin në tregun e zi “Dollari”, ku më pas ishte blerë nga Ndriçim Gjokona, i cili i ka dorëzuar Julian Sinanajt. Pas shumë verifikimeve është arritur dy ditë më parë të arrestohet Redon Asllani, për akuzën e “Grabitjes me armë”. Sipas akuzës, telefoni dhe sasia prej 200 gramë tritol është përgatitur nga Sinanaj dhe më pas ai ja ka dhënë Marjan Mitros, ku ky i fundit e ka vendosur poshtë makinës tip “Peuget” të Besnik Dervishit.
Shkrimi u publikua sot (15.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com