Televizionet italiane në zi, ishemia i merr jetën moderatorit të njohur

Televizionet italiane në zi, ishemia i merr jetën moderatorit të njohur

Televizionet italiane janë në zi, pasi është ndarë nga jeta një ndër emrat më të spicakut të ekranit. Hemorragjia cerebrale i ka marrë jetën moderatorit Fabrizio Frizzi. Ai ka ndërruar jetë në spitalin Sant’Adnrea, në Romë, ndërsa lajmi i hidhur është  dhënë nga bashkëshortja e tij, Carlotta, vëllai Fabio dhe familja e tij, përmes një shënimi të shkurtër: “Faleminderit Fabrizio për gjithë dashurinë që na keni dhënë.

Fabrizio Frizzi punoi për plot 20 vite në RAI, ndaj dhe kolegët e tij kanë dhënë një mesazh me fjalë prekëse për ndarjen e tij nga jeta: “Me Fabrizion ikën la një pjesë e jona, një pjesë e historisë sonë, një pjesë e jetës sonë të përditshme”.

Frizzi përsoi një tjeter ishemi në muajin tetor, ndërsa në një intervistë të para pak ditëve kishte deklaruar se beteja me sëmundjen vazhdonte: “Nuk kam mbaruar akoma, nëse shërohem do t’iu tregoj gjithçka në detaje, sepse do të bëhem dëshmitar i hulumtimit”.

Gazetari i famshëm festoi 60-vjetorin më 5 shkurt, ndërsa mbylli sytë përgjithmonë mbrëmjen e 25 marsit, ndërsa më 23 tetor kishte pësuar një ishemi. Gjatë karrierës së tij në televizonin italian, Frizzi ka drejtuar 73 programe. Më së shumti, ai mbahet mend për Miss Italia, të cilin e ka drejtuar për 16 edicione.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën