Televizioni francez “M6”: Lazarati
kryeqyteti europian i Kanabisit

Televizioni francez “M6”: Lazarati<br />kryeqyteti europian i Kanabisit
Lazarati rikthehet në vëmendjen e mediave botërore, edhe kësaj here për hashashin. Televizioni francez “M6”, mbrëmjen e së dielës, ka transmetuar një reportazh, në të cilin fokusohet fshati i Lazaratit, i cili në fakt, është cilësuar nga kjo media, si “kryeqyteti Europian i Kanabisit”.
<a style=lazarat" src="http://www.shqiptarja.com/foto/92102_1.jpg" style="border-width: 0px; border-style: solid; margin: 7px; width: 610px; height: 407px;" />
 
Televizioni francez e cilëson prodhimin e kanabisit në Lazarat si një prodhim me përmasa kolosale, që arrin shifrat e 4.5 miliardë eurove. Po sipas televizionit “M6”, në vitin 2012, sasia e kanabisit, në Shqipëri, ka arritur deri në 3 ton.
 
Në këtë reportazh, Lazarati paraqitet si një fshat i vendosur në malet shqiptare, pak kilometra larg qytetit të Gjirokastrës, duke nënvizuar faktin se ky qytet, është nën kujdesin dhe mbrojtjen e UNESCO-s.

lazarati
 
Gjithashtu, theksohet fakti që Lazarati ndodhet pak kilometra larg nga Greqia dhe në kufi me vendet e Bashkimit Europian, një pozicion gjeografik strategjik, që mundëson shitjen e drogës së prodhuar në këtë zonë.
 
Në këtë reportazh, ironizohet me faktin se turistët, në ditët e sotme, përveç admirimit të qytetit të gurtë, mund të admirojnë në një vizion surreal edhe 300 hektarë kanabis.
 
Gjithashtu, reportazhi thekson faktin, që kultivimi i kanabisit, është i ndaluar në Shqipëri, por policia shqiptare, nuk ka asnjë pushtet mbi këtë vend dhe mbi kultivuesit e kësaj lënde narkotike.

Redaksia Online
(e.b/e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim