Televizioni Francez: Shqipëria, destinacioni më i ri turistik në modë

Televizioni Francez: Shqipëria, destinacioni më i ri turistik në modë

Shqipëria është bërë një nga destinacionet turistike më të pëlqyera për shumë turistë të huaj. Kohët e fundit edhe televizione të ndryshme të huaja i kanë kushtuar vëmendje të veçantë, duke sjellë në vëmendje këto pasuri të rralla të natyrës. Janë francezët kësaj rradhe që i kanë kushtuar një doumentar Shqipërisë. Francezët janë të joshur nga vendet magjepsëse dhe çmimet e ulëta. .

”Ujëra të kristalta dhe plazhe të virgjëra rrëzë maleve. Nuk jemi në Korsikë, por në Shqipëri, një parajsë e panjohur në veri të Greqisë. Ecim buzë Adriatikut për të shkuar drejt Qeparoit. Pikërisht këtu familja De Vorge vendosi të kalonte pushimet. Ai laget nga plazhe ende të kursyera nga turizmi masiv. Ishte pikërisht kjo që i shtyu të vinin në Shqipëri. Është pikërisht pjesa e plazheve të paprekura, autentike, plazhe të mëdha me guraleçë dhe më në fund, me pak njerëz që na pëlqen veçanërisht. Nëse familja ka zgjedhur Shqipërinë është gjithashtu edhe për shkak të çmimeve të ulëta”, thuhet në dokumentarin që është shfaqur në televizionin më të shikuar francës TF1.

Dokumentari i ka kushtuar një pjesë të veçantë pjesës së çmimeve, ku familja ka shpenzuar 50 euro një vakt me 6 persona dhe hoteli me katër yje, me pishinë e pamje nga deti për 80 euro nata. Për ketë vit numri i farncezëve që kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet  është 50 000. Uji me temperaturë 27 gradë celsius dhe guralecë. "Duket sikur jemi në plazhet më të bukura të Rivierës Franceze. Me ndryshimin se në Shqipëri, turistët nuk vijnë vetëm për banja dielli ose deti, por edhe për ta vizituar atë”.

Dokumentari ka intervistuar dhe një çift nga Lioni, të cilët kanë vendosur të vizitojnë Beratin. "Unë jam joshur nga ky peisazh dhe nga arkitektura. Çdo mur, çdo ndërtese flet për një histori popujsh të ndryshëm",thanë ata. Në hotelin e tyre ata takojnë këtë çift nga Bretanja, kanë rastin të pijnë lëng thane, një frut vendas, i shërbyer në gjuhën e Molierit. "Stafit i është dashur të mësojë bazat, sepse këtu më tepër se një në katër turistë është francez. Ky vit është mbreslënës. Kemi pritur më tepër  se 500 turistë kundrejt vetëm 100 vitin e kaluar. Beranger Thibeault ishte francezi i parë qe krijoi agjencinë e tij të udhëtimit në Shqipëri".  

Në fund dokumentari shkruan, "Shqipëria mund të bëhet së shpejti Kroacia e re. Në mes të zhvillimit, vendi duhet t’i rezistojë betonizimit, për të mos iu errësuar qielli”.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen