Televizioni publik, Raunig: Besnik
ndaj qytetarëve, jo politikës

Televizioni publik, Raunig: Besnik<br />ndaj qytetarëve, jo politikës
“Televizioni publik duhet t’u jetë besnik qytetarëve dhe jo partive politike, bizneseve apo individëve”. Kështu deklaroi ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Florian Raunig, në konferencën rajonale dyditore për transmetuesit publikë.

“Po flasim këtu për transmetuesin publik, jo për televizionet komerciale. Paratë rrjedhin nga qytetarët të cilët financojnë punën e transmetuesit kombëtar publik me të ardhurat e fituara me punë. Në këtë mënyrë, televizioni publik duhet së pari t’u jetë besnik qytetarëve dhe jo partive politike, bizneseve apo individëve. Nëse duam të na besojnë nuk duhet ta harrojmë asnjëherë këtë fakt”, theksoi ambasadori Raunig.

 Sipas tij modeli evropian i një mjedisi transmetimi të mirë-balancuar mbështetet në një balancim të kujdesshëm pushtetesh midis televizionit publik dhe atyre komerciale.
 
“Ky ekuilibër siguron marrëdhënie të harmonishme midis interesave të caktuara politike apo ekonomike dhe interesit të qytetarëve, që shpesh përkufizohet si interesi i përbashkët. Vendet që po përpiqen të zhvillojnë më tej demokracinë duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë këtij modeli, të krijojnë një transmetues publik të qëndrueshëm nga aspekti ekonomik, me pavarësi redaksionale dhe profesionale, i cili kontrollohet nga publiku, financohet nga publiku dhe është bërë për publikun”, tha ambasadori i OSBE-së në Tiranë.

Raunig theksoi se është detyra ligjore e Kuvendit të Shqipërisë të zgjedhë e reja drejtuese të transmetuesit kombëtar publik.  





Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?