Teliti: PD së shpejti program të detajuar me ekspertët më të mirë në ndihmë të biznesit të harruar nga 'veshi i shurdhët i Surrelit'

Teliti: PD së shpejti program të detajuar me ekspertët më të mirë në ndihmë të biznesit të harruar nga 'veshi i shurdhët i Surrelit'

Foto ilustruese

TIRANË- Dorjan Teliti, këshilltari për ekonominë në PD deklaron se demokratët kanë gati një program të detajuar se si do i vijnë në ndihmë biznesit për të "marrë veten" nga goditja që pësoi në pandemi, por edhe si rezultat i braktisjes nga ana e qeverisë. Ky program, thotë Teliti, do të prezantohet shumë shpejt, sipas së cilit përmban ndër të tjera taksa të ulëta dhe konkurrencë të ndershme, dhe është i hartuar nga ekspertët më të mirë brenda dhe jashtë vendit.

"Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar e kane te qarte sfiden qe i pret, e shikon me sy dhe e prek çdo dite realitetin e hidhur te shqiptareve te zhgënjyer dhe te vjedhur nga qeveria e tyre. Me ndihmen e eksperteve me te mire vendas dhe te huaj, shume shpejt do te prezantojme programin e detajuar ekonomik, social dhe sektorial, per ti dhene nje mundesi suksesi shqiptareve dhe bizneseve, ku me taksa te ulta, konkurence te lire e te ndershme, procedura te thjeshtuara, perdorim te drejte dhe te duhur te parave te taksapaguesve per te financuar sektoret e ekonomise, do mund qe te dalim nga humnera nga e cila na ka zhytur keqqeverisja dhe cdokush sipas aftesive te tij te garantoje suksesin dhe mireqenien e familjes dhe komunitetit ku jeton", shkruan Teliti.

Bashkangjitur ai ka publikuar disa foto, të bizneseve të mbyllura, sipas së cilit e gjitha ka ardhur si rezultat të mbështetjes qesharake të qeverisë Rama.

"Likuidim total, dyqani mbyllet, jepet me qira. Kudo nga shkon keto jane shenimet ne xhamat e bizneseve te vogla. Te besh biznes ne Shqiperi ka qene shpeshhere e veshtire, por tashme duket si nje mision i pamundur. Kontrolle te shpeshta te taksidareve, shpeshhere te veshura me arrogancen e pushtetit, kostot e rritura per procedurat e komplikuara te deklarimeve, kostot shtese per energji, taksat e tarifat vendore te rritura me disa here, kane renduar bilancin e bizneseve te vogla duke e kthyer ate jo me nje biznes fitimprures, por ne rastin me te mire nje vetepunesim per te mbajtur frymen gjalle. Dhe te mos mjaftonte, efektet shtese negative te pandemise, renia e ndjeshme e konsumit pasi njerezit kane humbur vendet e punes e nuk kane para ne xhep, mbeshtetja qesharake e qeverise me te deshtuar ne rajon e me gjere ndaj bizneseve te vogla ne keto muaj tejet te veshtire, veshi shurdh "surrel-ist" perpara thirrjeve per ndihme, braktisja e ekonomise dhe shtresave me vulnerabel me paketat me te ulta ne rajon, tashme i kane dhene goditjen finale qindra e mijera bizneseve familjare. Ngado qe shkojme, kedo qe takojme, cilindo qe pyesim, na thote te njejten gje...nuk mundemi me...nuk ja dalim dot. Te duash vendin tend eshte patriotizem, ndersa ti dalesh per zot eshte detyrim", përfundon Teliti.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 19/08/2020 19:24

    Sic e shihni pd leshelija e ka marre seriozisht planin e rimekembjes ekonomike. Ne krye te grupit te punes eshte caktuar famulltari i dioqezes se shqupit prifti pastor imzot Dorian Telit barkderri. Me planin e pastorit shqiperia do behet nje Zvicer e Ballkanit e hajde mos voto po deshe per Nafije dybekun e l*shitlikes dhe grupin e pd le*helis.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës