TemA: Ministri gjerman Gabriel
zboi aleatët e Bashës nga takimi

TemA: Ministri gjerman Gabriel<br />zboi aleatët e Bashës nga takimi
Një incident ka ndodhur sot në protokollin e takimit të ministrit të Jashtëm gjerman dhe Lulzim Bashës.

Në orën e caktuar të takimit në hotel Rogner, Basha është paraqitur në sallën e takimit me aleatët e tij, Mediu e Dule.

Por këtu ka ndërhyrë protokolli dhe iu ka sugjeruar se takimi është vetëm me zotin Basha.

Aleatët e Bashës kanë pritur kështu rreth një orë në një tavolinë tjetër, jashtë sallës, derisa ka dalë Basha.

Siç u pa dhe publikisht, Basha nuk bëri komente rreth deklaratave të ashpra të ministrit të Jashtëm gjerman, i cili i solli mesazhet zyrtare të kancelares Merkel.

Shpresojmë mos t’u ketë thënë aleatëve që kemi mbështetjen e Gjermanisë për çadrën. (TemA)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri një person në aksin Postribë-Prekal (EMRI)

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri një person në aksin Postribë-Prekal (EMRI)