Vendi ynë këtë të premte do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët, ndërsa vranësirat të pakta kalimtare në jug në orët e mesditës.

Temperatura maksimale do të shënojë vlerën 39 gradë Celcius në qarkun e Beratit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 7-15 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.