Në Siberi janë regjistruar rekorde të nxehtësisë, pasi temperaturat u ngjitën mbi 37.7 gradë Celsius.
Pavarësisht se është vetëm fillimi i qershorit, të dhënat tregojnë se nxehtësia ekstreme po përhapet në gjerësi gjeografike jashtëzakonisht të larta në disa pjesë të Siberisë.
Të shtunën e kaluar, temperaturat arritën 37.9 gradë Celsius në Jalturovosk, dita e tij më e nxehtë në histori, sipas klimatologut Maximiliano Herrera, i cili gjurmon temperaturat ekstreme në të gjithë globin.
Që atëherë në Siberi kanë ndodhur një sërë rekordesh të temperaturave.
Disa rekorde të të gjitha kohërave të nxehtësisë u thyen të mërkurën, duke përfshirë Baevo, e cila arriti 39.6 gradë Celsius dhe Barnaul, e cila arriti 38.5 gradë Celsius.
“Është vala më e keqe e të nxehtit në histori e rajonit”, postoi Herrera në Twitter të mërkurën.
Dhe duket se do të bëhet edhe më keq, pasi të enjten u regjistruan temperatura deri në 40 gradë Celsius. Ekspertët thonë se ngrohja globale po shkakton temperatura më ekstreme, veçanërisht në gjerësi më të larta.
M.Q./G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Vrasja e policit, a rrezikon të përshkallëzohet konflikti Kosovë-Serbi?
-
Po
60.2%
-
Jo
32.6%
-
Nuk e di
7.2%
Vota total: 2088
Lajme të tjera
-
Guterres: Kolapsi i klimës ka filluar, valët e të nxehtit po kërcënojnë njerëzit
6 Shtator, 17:45
-
OKB: Toka përjetoi periudhën më të ngrohtë tremujore në histori! Guterres: Planeti ynë sapo ka nisur një sezon vlimi
6 Shtator, 13:53
-
Alarmi i të nxehtit afrikan në Itali, në 16 qytete nesër me të kuqe, mes tyre Roma, Milano e Napoli
21 Gusht, 13:57
-
Turqia regjistron temperaturë rekord, termometri shënon 49.5 gradë Celsius
16 Gusht, 16:50
-
Temperaturat e larta/ Portugalia në ‘luftë’ me flakët, digjen mijëra hektarë bimësi dhe evakuuohen mbi 1400 persona
8 Gusht, 10:56
-
Vapa nuk ka ikur, gushti dhe shtatori me temperatura ekstreme! Frikë për Evropën, së shpejti një valë tjetër i nxehti
1 Gusht, 10:47
-
‘Ne varrosim shumë njerëz këtu’, histori lufte: Si u zbraz një fshat siberian nga pushtimi i Ukrainës
29 Korrik, 09:23
-
I nxehti ekstrem në Greqi, sot temperaturat pritet të arrijnë deri në 48 gradë celsius! Autoritetet thirrje qytetarëve: Evitoni daljet në orët e pikut
26 Korrik, 10:36
-
Temperatura ekstreme në Kosovë, pritet të tejkalojnë rekordin gati 36-vjeçar
25 Korrik, 16:44
-
Vapa përvëluese, mjeket në Report Tv: Mos dilni pa kapele e pa ujë! Kondicioneri nuk duhet të ketë diferencë me temperaturën jashtë më shumë se 5 gradë
25 Korrik, 14:25
-
Temperaturat e larta, 4 autoambulanca në shërbim të qytetarëve në Tiranë! Infermieri për Report Tv: Evitoni daljet dhe pini sa më shumë lëngje
25 Korrik, 12:47
-
I nxehti përvëlues në SHBA, rritet numri i pacientëve të djegur nga kontakti me metalet apo asfaltin
25 Korrik, 10:06