Ditët e fundit të marsit do të karakterizohen nga një front atmosferik i ftohtë nga Atlantiku drejt Europës.

Ndërkohë në Skoci, mijëra banorë janë pa energji elektrike për shkak se ngricat kanë dëmtuar linjat elektrike, ku kompanitë e furnizimit të energjisë elektrike do t’i duhen edhe ca ditë për të sjellë situatën në normalitet.

Gjithashtu dëbora e dendur ka shkaktuar problem serioze edhe tek fermerët. Gjatë këtyre ditëve mijëra kafshë kanë ngordhur për shkak të temperaturave të ulëta.

Dimri i ftohtë ka prekur edhe biznesin e luleve në shumë biznese në Gjermani dhe Belgjikë duke vështirësuar edhe rritjen e tyre.

Moti siberian ka përfshirë këto ditë edhe rajonin e Ballkanit, me reshje të shumta dëbore, që kanë shkaktuar probleme në transport dhe në furnizimin me energji elektrike.

Brenda Pashkëve katolike, meteorologët parashikojnë se pjesa më e madhe e kontinentit evropian do të mbetet në kushtet e vranësirave dhe reshjeve të shiut dhe dëborës ku stuhi të fuqishme erë do të ketë në zonën e Alpeve dhe Ballkanit.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)