Temperatura të ulta në Kosovë
 ja me çfarë ngrohen qytetarët

Temperatura të ulta në Kosovë<br /> ja me çfarë ngrohen qytetarët
Ashtu siç ishte parashikuar nga metereologët, Kosova është zgjuar këtë të shtunë nën reshjet e dëborës. Që në orët e para të mëngjesit, i gjithë vendi është zbardhur nga bora e cila në mjaft akse rrugore ka shkaktuar edhe probleme në qarkullimin e automjeteve, ndonëse ishte paralajmëruar për marrjen e masave në pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve nga kompanitë përkatëse.

prishtina me bore

Prishtina e "veshur" me të bardha

Për të përballuar temperaturat e ulta, pjesa më e madhe e qytetarëve të Kosovës, ashtu si kurse edhe në Shqipëri, thuajse dy e treta e tyre, ngrohen me dru ndërsa një pjesë me energji eletrike.

Ajo që bën diferencën me Shqipërinë është sistemi me ngrohje qendrore i cili përfshin vetëm sezonin dimëror nëpërmjet projektit të koogjenerimit nga Termokosi.

Ky sezon fillon zakonisht me 15 tetor dhe mbaron më 15 prill dhe funksionon në bazë të një orari të caktuar i cili varion nga ora 06.00 deri në 21: 00 ose nga ora 7:00 deri 22:00 gjatë fundjavave. Qytetatët e Kosovës i duhet të paguajnë 1 euro për metër katror në cdo 6 muaj, aq sa zgjat sezoni dimror.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin