Sot shënohet në nja ditët më të ftohta dhe në qarkun e Korçës termometri ka shkuar deri në -11 gradë celcius.
Gjatë natës nuk ka pasur reshje dëbore, ndërsa situata është është e qetë dhe pa probleme.
Gjendja e rrugeve nacionale është e mirë, pasi të gjitha akset rrugore janë të hapura dhe të kriposura.
Kalueshmëria e mjeteve është normale me përjashtim të aksit Boboshticë-Dardhë, ku kalueshmëria e mjeteve të vogla, nga km 9 deri në km 13, rekomandohet me zinxhirë.
Gjendja e rrugeve rurale në përgjithësi është e mirë, nga Bashkia Korçë po punohet për hapjen e rugës Shtyllë-Panarit.
Nga informacionet e marra, raportohet se me energjinë elektrike nuk ka probleme.
Temperaturat e ulëta kanë sjellë reshje dëbore në shumë qytete të vendit tonë. Një shtresë e bardhë ka mbuluar dhe qytetin e Shkodrës.
Reshjet kanë filluar që prej orës 20:00 mbrëmjen e sotme. Kjo është dëbora e parë në këtë qytet prej më shumë se 2 vitesh.
Vetëm një javë më parë, Shkodra u përfshi nga përmbytjet si pasojë e reshjeve intensive të shiut duke shkaktuar dëme të shumta.
Temperaturat e ulëta kanë përfshirë të gjithë Shqipërinë ku në disa qytete ka sjellë dhe reshje dëbore.
‘Qilimi i bardhë’ është shtruar dhe në Parkun Kombëtar të Drilonit në Pogradec e cila është një nga mrekullitë natyrore në vendin tonë.
Edhe në këto ditë të acarta, Driloni mbetet një pikë e preferuar e turistëve shqiptarë të cilët shijojnë atë çka ofron natyra në këtë zonë.