Mijëra zjarrfikës po luftojnë me zjarret në Portugali, Spanjë dhe Francën jugperëndimore, nën kontrollin e një valë të nxehti që nuk tregon asnjë shenjë lehtësimi. Zjarret vijojnë shkatërrimin e rajonit Zhirondë në Francë, ku mbi 12 mijë njerëz janë evakuuar dhe mbi 10 mijë hektarë tokë janë shkrumbuar.
Që nga e marta, temperaturat janë rritur në 47 gradë celcius në Portugali dhe mbi 40 gradë celcius në Spanjë, duke shkaktuar thatësirë, ndërsa zjarret kanë djegur mbi 30 mijë ha sipërfaqe toke. Më shumë se 300 njerëz kanë vdekur nga të nxehtit në të dy vendet, raporton agjencia spanjolle e lajmeve Efe.
Në Itali , qeveria ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme në Luginën e tharë “Po” - lumi më i gjatë i vendit.
Franca gjithashtu po përjeton një valë të nxehti me temperaturat mbi 40 gradë Celsius, ndërsa parashikimet janë për tejkalim të tyre. 16 rajone janë në alarm portokalli për të nxehtin ekstrem.
Kreu i federatës së zjarrfikësve të Francës ka paralajmëruar për ndikimin që ngrohja globale ka në mbrojtjen civile, duke thënë se efektet që priteshin rreth vitit 2030, janë shfaqur pikërisht tani.
Valët e të nxehtit janë bërë më të shpeshta, më intensive dhe zgjasin më gjatë për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit. Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.1C që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në mbarë botën nuk bëjnë shkurtime të mëdha në emetimet e karbonit.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.6%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4061
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri (VIDEO)
25 Dhjetor, 16:34
-
Emmanuel Macron dëshiron të kalojë në futboll, kandidat në zgjedhjet e ardhshme të FIFA-s?
25 Dhjetor, 13:51
-
U shkrumbua nga zjarri i 2019/ 'Notre-Dame de Paris' pret meshën e parë të Krishtlindjeve
25 Dhjetor, 12:48
-
Operohet Mourinho, trajneri portugez: Gati të kthehem në stërvitje
24 Dhjetor, 16:04
-
Kryeministri i ri francez: Do bëj të pamundurën të bashkoj vendin
24 Dhjetor, 15:31
-
Anija e sanksionuar ruse fundoset në Detin Mesdhe, 2 të zhdukur
24 Dhjetor, 15:12
-
Panik në Paris, zjarr në ashensorin e Kullës Eifel, evakuohen 1200 veta
24 Dhjetor, 12:59
-
Francë/ Formohet qeveria Bayrou, mes ministrave ish-kryeministrat Valls dhe Borne
23 Dhjetor, 19:21
-
Spanjë/ Grabitën 13 banesa në seri në zonën e Madridit, çmontohet organizata e shqiptarëve, 5 të arrestuar! Përdornin makina me qira (FOTOT)
23 Dhjetor, 16:49
-
Kryeministri François Bayrou pritet të emërojë qeverinë e re të Francës
23 Dhjetor, 11:39
-
'Gjithmonë gati, të përpiktë dhe besnikë', media spanjolle i bën 'skaner' mafias shqiptare: Ata nuk flasin kot
22 Dhjetor, 19:00
-
Ilir Yzeiri: Topikat e trishta të hapësirës publike
20 Dhjetor, 13:28