Temperaturat e ajrit do të vijojnë që të rriten, parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kthjellimeve, ndërsa temperaturat e ajrit do të vijojnë që të rriten.

Sipas MeteoAlb mbetet nën mbizoterimin e motit të kthjellët i gjithë territori shqiptar gjatë orëve të paradites, por parashikohet që gjatë orëve të pasdites të ketë kalime të lehta vranësirash, të cilat herë pas here do të bëhen më të dukshme në zonat malore verilindore - juglindore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por kostante ruan vlerat mesdita duke u luhatur nga -2°C deri në 16°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtesi 25 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Rajoni dhe Europa

Pjesa më e madhe e kontinentit Europian mbizoterohet nga masa ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti i kthjellët dhe i ngrohtë të jetë dominant. Ndersa ndryshe paraqitet situata meteorologjike për Europën Lindore KU reshjet e dedura të dëborës dhe stuhitë e forta të erës do të jenë prezent përgjatë gjithë ditë. Gjithashtu, vranësira dhe reshje shiu e dëbore do të vijojne për Europën qendrore dhe zonen e Alpeve.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tv shtetëror iranian: Sulmi u pilotua nga të infiltruar brenda vendit

Tv shtetëror iranian: Sulmi u pilotua nga të infiltruar brenda vendit