AUSTRALI - Shërbimi Meteorologjik në Australi tha se dita e premtë do të jetë dita më e nxehtë e kësaj stine. Në Sydney, u regjistrua temperatura rekord prej 46 Gradë Celsius duke bërë që banorët e saj të zhvendosen të gjithë gjatë brigjeve të detit të Harbour-it për të shpëtuar nga nxehtësia e madhe.
Nga temperaturat e larta shumë pacientë të grup moshave të ndryshme janë shtruar për shkak të dehidratimit në urgjencat e pediatrisë dhe kardiologjisë. Edhe disa turistë të huaj janë goditur nga temperaturat e nxehta raportojnë shërbimet e emergjencës.
Ndërkaq edhe në aeroportin e Sydney-it u regjistrua temperatura 43 Gradë Celsius ku disa turistë gjermanë u shprehen se në vendin e tyre temperatura është minus 5 gradë Celsius ndërsa këtu është me të vërtetë një mot i zjarrtë.
Ekspertët kanë këshilluar banorët të qëndrojnë në ambjente të freskëta me kondicioner dhe të shtojnë konsumin e lëngjeve freskuese.
Ndërkohë në pjesën lindore dhe jugore të Australisë zjarrfikësit janë ende duke u përballur me dhjetëra vatra zjarri që janë shkaktuar nga nxehtësia e madhe që prej fillimit të janarit.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com