Temperaturat e larta kanë bërë që telat e korrentit në një nga shtyllat e energjisë elektrike në Ksamil të shpërthejnë në flakë.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, duke sinjalizuar banorët që të largohen, ndërsa po ashtu është bllokuar edhe qarkullimi i automjeteve
Si pasojë e flakëve, është ndërprerë energjia elektrike për një pjesë të zonës. Për momentin situata është nën kontroll dhe po punohet për shuarjen e flakëve si dhe për rikthimi e energjisë elektrike.