Vendi ynë edhe sot do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura në relievet kodrinore – malore të territorit.

Vranësirat e dendura në relievet kodrinore - malore në lindje do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët nga orët e mesditës deri ato të pasdites. 

Era parashikohet të fryjë me drejtim veriperëndim - jugperëndim me shpejtësi mesatare 3m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës do të arrijë shpejtësi deri në 7m/s.

Valëzimi në det i forcës 1-2 ballë.